Një rast i pazakontë është raportuar në Korenë e Jugut, ku një grua 63-vjeçare përfundoi në spital pasi konsumoi një kallamar të gatuar dhe më pas ndjeu një dhimbje të fortë në gojë. Gjatë ekzaminimit, mjekët zbuluan 12 struktura të vogla të ngjitura në mishrat e dhëmbëve, gjuhë dhe faqe. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për organizma të vegjël detarë, por analizat treguan se ato ishin në fakt spermatofore kallamari, kapsula që përmbajnë spermën e kallamarit mashkull.
Goli më i shpejtë i Botërorit SHOKON tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë…
Sipas një studimi shkencor, këto kapsula ishin ngjitur në indet e gojës së gruas pasi ajo kishte konsumuar kallamarin. Normalisht, kallamari mashkull i përdor spermatoforet për të transferuar spermën tek femra e së njëjtës specie, ku ato ngjiten në lëkurë ose depërtojnë në inde. Në këtë rast të rrallë, ato u ngulitën në mukozën e gojës së gruas.
Mjekët arritën t’i largonin me sukses të gjitha kapsulat nga goja e pacientes. Pas analizave laboratorike, u konfirmua se bëhej fjalë për spermatofore kallamari dhe jo për embrione apo kallamarë të gjallë. Një rast i ngjashëm ishte raportuar edhe në Japoni në vitin 2011, kur një gruaje iu hoqën nga goja qese sperme kallamari pasi kishte ngrënë kallamar të papërpunuar. Ekspertët theksojnë se raste të tilla janë jashtëzakonisht të rralla dhe lidhen kryesisht me konsumimin e kallamarëve të papërpunuar ose të papastruar. Në shumicën e vendeve perëndimore, organet e brendshme të kallamarit hiqen para gatimit, duke eliminuar këtë rrezik.


