• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJAKET JANARI/ Jo vetëm Ariela. Vrasjet e BUJSHME që tronditën opinionin publik në startin e 2018 (FOTO)
Home
Ekskluzive

PËRGJAKET JANARI/ Jo vetëm Ariela. Vrasjet e BUJSHME që tronditën opinionin publik në startin e 2018 (FOTO)

31 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Janari i 2018 mund të quhet padyshim një nga muajt më të “përgjakur”. Thënë kjo pasi vrasjet që pasuan njëra tjetrën ishin nga më mizoret dhe nga më të rëndat.
Nga krimi i pasionit, tek ai në familje apo atentatet e “lëna” pezull, AlpeNews.al ju sjell disa nga më të bujshmet:

14 janar 2018: “Atentati”
Emiljano Boçi me të dashurën e tij dhe mikun që i ishte kthyer nga Gjermania, Melvi Disha, kanë qenë duke ngrënë drekë në një
Ata kanë qëndruar për disa orë aty dhe kanë dalë rreth orës 17:50 nga lokali, duke hipur në makinën “Range Rover”, të Boçit, që ishte e parkuar aty. Në vendin e shoferit ka qenë i ulur 32- vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland apo Landi, në krah të tij ka qenë e ulur e dashura, ndërsa në sediljen pas tij ishte ulur 26- vjeçari Melvi Disha.

Makina nuk ishte ndezur ende, kur një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar 5 herë nga mbrapa saj, në drejtim të shoferit. Emiljano Boçi ishte shënjestra e atentatit dhe u ekzekutua në vend.

15 janar 2018: “Krimi i dyfishtë”
 Viktima: Mariglen Mema
Një sherr në një lokal në qendër të fshatit Gjorm, pak kilometra larg qytetit të Vlorës është kthyer në një tragjedi të vërtetë.
Autori i krimit, Artion Shenaj ka hyrë në lokalin e fshatit dhe është konfliktuar me Mariglenin, me të cilin thuhet se ka pasur një konflikt të hershëm, gjatë kohës që të dy jetonin në emigrim.
Pas këtij momenti 31-vjeçari e ka qëlluar me një automatik tip kallashnikov. Kur kanë kaluar vetëm 15 minuta Shenaj, në gjendje të rëndë psikologjike ka qëlluar me të njëjtën armë edhe mbi veten e tij.
E kaluara kriminale: Mariglen Memaj nga të dhënat e parë dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali dhe është emër i njohur për policinë vendase. Ndërsa Artion Shenaj ka qënë në burg në Francë.
Autori i vrasjes (Shenaj) kishte vetëm tri ditë që ishte kthyer nga Franca.

21 janar 2018: “Tragjedia e mesnatës”

Olsi dhe Salkie Hoxhallari (Nënë e bir)
Olsi dhe Salkie Hoxhallari u bënë pjesë e një tentative të hapur për vrasje nga kunata e të ndjerës. Detajet e publikuara nga ALPENeës.al kanë vërtetuar se ngjarja e rëndë që iu mori jetën nënës dhe të birit të saj erdhi si pasojë e dhunës së mbrëmjes së 20-janarit-2018. Pikërisht në mesnatën e kësaj date kunata sëbashku me djemtë e saj ka hyrë në shtëpinë e Hoxhallarëve duke ushtruar dhunë fizike drejt dy personave. Sipas të dhënave të Policisë kunata (emri i së cilës është publikuar vetëm me iniciale) thuhet se çështja është akoma në shqyrtim.

21 janar 2018: “Romeo dhe Zhuljeta në Tiranë”

Padyshim, kjo është ngjarja më e rëndë e muajit e ndoshta do të konsiderohet e këtij viti. Bëhet fjalë për Arielën dhe Aldisonin. Dy studentë që dikur kishin qënë në lidhje dhe ishin ndarë për arsye ende të paditura.
Aldisoni mori masat ekstreme dhe qëlloi Arielën me plot katër plumba për “katër vite” lidhje, sic u quajt në fillim, e më pas qëlloi edhe veten. Ky krim pasioni, në dukje, e la studenten 21 vjeçare të vdekur në vend, dhe Aldisonin vetë disa ditë në koma për ti dhënë fund jetës edhe ai në datën 28 janar.
Rasti në fjalë pati shumë reagime dhe duket se ende vazhdon të “prodhojë” debat në opinionin publik.

28 janar 2018: “Krimi në familje”

 Ylber Bajrakurtaj 42-vjeç ka vrarë me sopatë bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurtaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe. Burri ka vrarë gruan dhe mamanë e trë fëmijëve të tij pas një debate që mendohet të ketë pasur shkaqe xhelozie.

29 janar 2018: “Rikthehen bandat e Tiranës, Dëfrim (Devi) Kasmi”
 Viktima: Dëfrim (Devi) Kasmi

Informacionet e para ishin se Devi Kasmi, eshte qelluar me 5 plumba, 4 nga te cilet e kane prekur ne trup dhe i kane shkaktaur vdekjen e menjehereshme.
Më vonë u sqarua se personi e kishte patur emrin më parë Dëfrim Kasmi dhe ishte emër i njohur për policinë. Viktima njihet si person me precedente penale dhe eshte perfolur si i perfshire ne vrasjen e Franc Konomit (një nga anëtarët e bandës së “Rrugës Bardhyl”, por asnjehere nuk eshte provuar autoresia e tij.

Sot, është fundi i janarit dhe e vetmja gjë që na mbetet të shpresojmë është se vrasje të tilla makabër, në mes të rrugës, në shtëpi e në lokale të vijnë duke u zhdukur.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Dortmund huazon yllin e Chelseat
Previous article Zhvishet Jona e Big Brother, ish-banorja tregon format trupore me këtë foto provokuese

F.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT