• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Home
Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

17 June, 2026 s.autor Politikë

Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë kështu miratimin përfundimtar për detyrën si ambasador i Shqipërisë. Votimi në seancën plenare vjen pas miratimit të mëparshëm në komisionin përkatës të Senatit, ku kandidatura e tij arriti të marrë mbështetjen e shumicës së anëtarëve.

Kujtojmë se më herët kandidatura e tij kishte marrë mbështetjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, me votimiin 19-3.

Sipas afateve të përcaktuara nga administrate amerikane, procedura e konfirmimit tashmë ka përfunduar me votimin e fundit dhe pritet që ambasadori të marrë detyrën zyrtarisht në ditët në vijim.

Kush është Eric Wendt?

Me mbi 34 vite shërbim aktiv, Wendt ka mbajtur një sërë pozicionesh të larta drejtuese, duke menaxhuar organizata komplekse me mijëra personel ushtarak, civil dhe ndërinstitucional. Përveç karrierës ushtarake, ai ka kontribuar edhe në diplomaci, duke shërbyer për dy vite në Departamentin Amerikan të Shtetit si pjesë e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem. Në këtë rol, ai drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, duke raportuar drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Departamenti i Shtetit thekson se përvoja e tij e gjerë në lidership, aftësia për të menaxhuar struktura shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe njohja e thellë e rajonit evropian e bëjnë Wendt një kandidat shumë të kualifikuar për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Shqipëri.

Në aspektin akademik, Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, si dhe një diplomë Master në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni. Ai zotëron gjithashtu njohuri në gjuhën arabe dhe koreane.

Për kontributin e tij ndër vite, ai është vlerësuar me një sërë dekoratash dhe çmimesh prestigjioze, përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, Medaljen e Shërbimit të Shquar, Medaljen e Yllit të Bronzit dhe Çmimin e Nderit të Lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
Previous article E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

s.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën Breaking News

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT