• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi
Home
Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

16 June, 2026 s.autor Politikë

Pas kërkesës së Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë për përjashtimin e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës, i drejtuar nga Ulsi Manja, vendosi ta dënojë atë me masën maksimale: 30 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.

Vendimi vjen pas përplasjeve në seancën e kaluar plenare, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, i përmendi Shehajt kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”. Kjo solli reagimin e ashpër të Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”.

Ky është përjashtimi i dytë me 30 ditë që mazhoranca i jep Shehajt gjatë vitit 2026. Herën e parë, kreu i Partisë Mundësia u përjashtua pasi shfaqi në Kuvend pamje të dhunës policore ndaj banorëve të Rrjollit, duke akuzuar mazhorancën se po i shiste dhe po i censuronte ata.

Vendimi i fundit pritet të ndezë edhe më tej debatin politik, ndërsa opozita e konsideron atë një tjetër rast të përdorimit të shumicës parlamentare për të ndëshkuar zërat kritikë në Kuvend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ILIRIN NË PODIN FINAL/ Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
Previous article TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT