• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KA NEGOCIATA…”/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë
Home
Politikë

“S’KA NEGOCIATA…”/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

13 June, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh dhe me një thirrje protestuesve kundër projektit të Zvërnecit dhe Sazanit.

Ai deklaroi dje se do të ishte po aq i revoltuar sa ata nëse pretendimet që qarkullojnë do të ishin të vërteta, por këmbënguli se faktet tregojnë një realitet tjetër.

“Mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them. Po të ishin të vërteta ato që ju kanë mbushur në mendje, do isha dhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. E vërteta është se po hetojmë këto vite një nga zhvillimet e rrjeteve sociale, kur vende të tjera kanë rënë në kurth nga metoda të provuara dhe të demaskuara manipulimi.

Kush është i interesuar për të mbrojtur interesin publik, për mjedisin, të ardhmen e shpendëve në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë më se të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ndaj bujrum, ejani t’i shikoni dhe dëgjoni faktet, të merrni provat dhe të ndiheni krenarë që institucionet tona e kanë përfaqësuar, qoftë me Sazanin apo me procesin e aplikimeve për zhvillimin e Zvërnecit.

Ejani të shikoni që s’ka asnjë status për investitor strategjik.

U kanë shaluar me një rrenë shumë të fortë që ju e keni marrë për kalë beteje dhe ndaj nuk bëni dot betejë me atë kalë.

Unë nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju sepse nuk negocioj as programin, as vizionin, as kontratën e atyre që më kanë votuar që ta çojmë Shqipërinë në BE.

Unë jam i hapur për çdo diskutim mbi zhvillimin e turizmit. Sa për fatin e Zvërnecit, do ta vendosë vetëm cilësia e projektit dhe shkalla e ambicies së programit që investitorët do paraqesin.

Ikini hijenave që u janë mbledhur rrotull, se jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urie për pushtet që unë dhe socialistët e njohim nga shumë larg, të cilën e fshehin në qeleshen që e vënë në kokë për herë të parë.

Nëse doni të mbrojnë vërtet Shqipërinë, ju që jeni sinqerisht të shqetësuar, mos ngatërroni rreziqet nga i vjetri i natyrës, por ejani dhe bashkohuni me PS-në, e cila ka nevojë ka shumë nevojë për çdo që nuk bie dakord me çfarë nuk shkon, sepse është gati t’i luftojë bashkë me ne për t’i bërë më mirë.

Me ide, jo me britma, me propozime dhe të qëndruarat aty në punë, jo me selfie dhe skërmitje. Me Shqipërinë në zemër dhe mendjen te puna, jo me smirë në gojë dhe vetëm hesape në mendje,” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend
Previous article PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve Politikë

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT