• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA”/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh
Home
Politikë

“KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA”/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

12 June, 2026 s.autor Politikë

Kryesocialisti Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, foli për mjedisin dhe transformimin urban të Tiranës ndër vite.

Rama tha se ndan të njëjtin shqetësim me protestuesit për mbrojtjen e natyrës, mjedisit dhe cilësinë e jetës.

Kryeministri kujtoi Tiranën e para dy dekadave, duke thënë se shumë nga të rinjtë e sotëm nuk e mbajnë mend qytetin në një periudhë kur, sipas tij, kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella.

Sipas Ramës, 90 për qind e pemëve që shihen sot në rrugët e kryeqytetit janë mbjellë gjatë periudhës së drejtimit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në pushtetin vendor.

“ E vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish nuk është si duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj njësoj për hir të natyrës shqiptare, për mjedisin, jetën, natyrën dhe kohën.

Qysh sa kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë gjithnjë sa kam mundur kundër pisllëkut dhe për pastërtinë. Shumë prej atyre që janë në bulevard apo mbështeten nga rrjetet sociale janë shumë të rinj për të kujtuar Tiranën para 20 vitesh, kur kishte më shumë pemë të prera se të mbjella.

90 për qind e pemëve që shohin në rrugët e Tiranës i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu, në kohën kur dola nga zyra dhe lashë 55 mijë rrënjë pemësh e shkurresh. Shumë pemë shtatlarta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr, sepse duheshin shkulur kioska dhe ndërtime.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MONAKO NË ARUBA/ SPAK zbardh detaje: Artur Shehu mori pjesë në takime ku dyshohet se planifikohej trafiku i kokainës në Europë
Previous article 35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

35-VJETORI I PS NË "SHESHIN ITALIA"/ Dalin detaje nga festa: Do të flasë vetëm Rama! Politikë

35-VJETORI I PS NË "SHESHIN ITALIA"/ Dalin detaje nga festa: Do të flasë vetëm Rama!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT