• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE…”/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua
Home
Politikë

“NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE…”/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

5 June, 2026 s.autor Politikë

Edi Rama i’u është përgjigjur akuzave të protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, të cilët pretendojnë se ‘kryeministri po e shet Shqipërinë’.

Gjatë fjalës së tij në Vlorë për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama tha se nëse ai do të shiste Shqipërinë, atëherë ishulli i Sazanit do të ishte privatizuar.

Sipas Ramës, Sazanin e kanë kërkuar edhe investitorë të tjerë që ta bëjnë destinacion turistik, por ai shtoi se qeveria e tij nuk ka pranuar që ta ofrojë ishullin për ta privatizuar, ashtu siç sipas kryeministrit kanë bërë paraardhësit e tij në krye të Qeverisë.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria është përdhunuar shumë kohë para se ai të merrte drejtimin e Qeverisë.

“Ndërkohë që ata flasin për pronat, se po shitet Shqipëria. Shqipëria është përdhunuar shumë kohë para se ju të më jepnit besimin të drejtoja. Është përdhunuar nga honxhobonxhot kur titujt e pronësisë i morën nga kutitë ku ruheshin. Shqiptarët e viteve 1991-1992 i morën dhe i bënë fije-fije letrat e pronës. E bënë aq të madh çorapin sa sot paguhen pasojat.

Ne nuk mund të themi se e ç’kollopsëm tërë atë çorap, por themi se kemi bërë shumë për të vënë rregull dhe të zeza si ato të zeza që dalin mbi ujë për pronat ne s’kemi bërë kurrë. Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani.

Sazanin kanë dashur edhe të tjerë ta bëjnë destinacion turistik, por ne s’po bëjmë atë që bënë të tjerët, që e ofruan Sazanin për ta privatizuar. Pavarësisht se ata që na erdhën janë shumë herë më të fuqishëm, u kemi thënë se Sazani është tokë dhe pronë e popullit shqiptar dhe se në Sazan janë të mirëpritur të investojnë”, deklaroi kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve
Previous article PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

"AJO ËSHTË PRONË E GRABITUR"/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, nuk është puna ime... Politikë

"AJO ËSHTË PRONË E GRABITUR"/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, nuk është puna ime...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT