• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Home
Sociale

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

3 June, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.

Kjo përgjigje erdhi pasi REL-i iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës.

“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai.

Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Protestat vazhduan edhe të martën në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit.

Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online.

Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër.

Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.

SPAK-u më 1 qershor konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha hollësi se çfarë po hetohet saktësisht.

Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama.

Sa i përket Zvërnecit, Rama tha të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK TËRHIQET NGA ZVËRNECI/ Lirohen llogaritë bankare të miliarderëve nga Katari
Previous article NGA REXHEP MEIDANI, TEK NAMIK DOKLE/ PS vlerëson me medalje ari “Gardën e Vjetër” në 35-vjetorin e saj

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT