• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ANULO PROJEKTET”/ Pas më shumë se 3 orësh mbyllet protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin
Home
Breaking News

“ANULO PROJEKTET”/ Pas më shumë se 3 orësh mbyllet protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin

2 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të martë në Tiranë në ditën e tretë të protestës kundër projektit të planifikuar në Zvërnec, duke kërkuar ndryshime të rëndësishme ligjore dhe politike.

Protesta nisi në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit u grumbulluan përpara se të marshonin drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, protestuesit paraqitën pesë kërkesa kryesore për qeverinë: dorëheqjen e kabinetit qeveritar, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimin e Paketës së Maleve, shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa në fjalimet e mbajtura përpara Kryeministrisë u përsëritën thirrjet kundër projektit dhe kërkesat për ndryshime në politikat e qeverisë.

Gjatë zhvillimit të protestës u regjistruan edhe tensione të vogla, pasi disa qytetarë çanë kordonin e policisë të vendosur në hyrje të Kryeministrisë. Megjithatë, protesta vijoi pa incidente të tjera të raportuara.

Tubimi zgjati për më shumë se tre orë, ndërsa organizatorët paralajmëruan vazhdimin e reagimeve kundër projektit në Zvërnec.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang
Previous article KAPITENI XHIXHA LARGOHET NGA TIRANA/ Akord menjëherë me nënkampionët për Europën

s.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT