Qeveria prezantoi rekomandimet për SPAK-un dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për vitin 2026, në 8 fusha kryesore dhe të fokusuara te lufta kundër krimit financiar, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal. Ministri i Drejtësisë, Toni Gougu, vlerësoi arritjet e SPAK gjatë vitit 2025, duke thënë se Prokuroria e Posaçme ka rritur me 19.8% hetimet e nisura kryesisht, ndërsa ka ulur me 78% stokun e dosjeve të mbartura.
Gogu theksoi se rekomandimet fokusohen tek fushat ku ka ende hapësira për përmirësim, siç janë forcimi i hetimeve financiare, një fushë ku qeveria kërkon më shumë rezultate nga prokuroritë. Gogu tha se evazioni fiskal nuk duhet parë vetëm si shkelje tatimore, por si kërcënim për konkurrencën e ndershme dhe rendin ekonomik, ndaj kërkohet shtim i hetimeve proaktive nga prokuroritë.


