• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAJTIMI MJEKËSOR FALAS I FËMIJËVE/ Avokati i Popullit mbështet nismën qytetare: Mbi 17 mijë firma të mbledhura
Home
Politikë

TRAJTIMI MJEKËSOR FALAS I FËMIJËVE/ Avokati i Popullit mbështet nismën qytetare: Mbi 17 mijë firma të mbledhura

1 June, 2026 s.autor Politikë

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, institucioni i Avokatit të Popullit iu bashkua nismës së një grupi prindërish për mbledhjen e firmave me qëllim ndryshimin e ligjit dhe garantimin e mbulimit të plotë financiar për trajtimin e të miturve, brenda ose jashtë vendit.

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, deklaroi se nuk ka asnjë shtet aq të varfër sa të mos garantojë kujdesin shëndetësor për fëmijët.

“Është e pajustifikueshme që ne ende në Shqipëri detyrohemi të hapim fushata ‘GoFundMe’ për të financuar trajtimin shëndetësor të fëmijëve shqiptarë, në një shtet ku shëndetësia, sipas ligjit, është falas dhe ku ekziston një angazhim kushtetues për garantimin e kësaj të drejte. Bëhet fjalë për një të drejtë kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të fëmijëve.

Ka struktura shtetërore, përfshirë ato ndërspitalore që koordinojnë trajtimin e fëmijëve, të cilat duhet të jenë më transparente dhe të raportojnë më qartë mbi trajtimin e tyre shëndetësor.

 

Unë e mbështes këtë nismë që synon krijimin e të gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor për të garantuar që, në asnjë rrethanë, të mos ketë më fëmijë që mbeten pa trajtim për shkak të mungesës së fondeve. Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të garantojë trajtim shëndetësor 100% falas për të gjithë fëmijët.

Këtu flasim për fëmijë me sëmundje onkologjike, për fëmijë me aftësi të kufizuara apo me sfida të tjera të shumta shëndetësore. Flasim për çdo sfidë me të cilën përballen sot prindërit, komuniteti dhe shoqëria, të cilët shpesh detyrohen të kërkojnë forma alternative financimi”, u shpreh Shabani.

Ai theksoi se institucioni i Avokatit të Popullit do të përdorë kompetencat kushtetuese për të kërkuar një seancë dëgjimore në Kuvend lidhur me këtë çështje, duke qenë se bëhet fjalë për një nismë qytetare.

“Ne do të ushtrojmë kompetencat kushtetuese që kemi për t’i kërkuar Kuvendit të dëgjohemi posaçërisht për këtë çështje dhe më pas të monitorojmë zbatimin e ligjit. Në Shqipëri, shumë të drejta garantohen në letër, por jo gjithmonë në praktikë.

Sipas tij, mbështetja për nismën u forcua edhe nga një rast i fundit në Korçë, i cili riktheu vëmendjen te problematika e financimit të trajtimeve mjekësore për fëmijët.

“Rasti i Korçës ishte shtysa e fundit, por jo i vetmi. Në përditshmërinë tonë, sidomos në rrjetet sociale, hasim vazhdimisht kërkesa për ndihmë financiare për trajtimin e fëmijëve. Ajo që menduam ishte të kërkonim një zgjidhje përfundimtare, një zgjidhje që t’i japë fund kësaj situate.

Aktualisht kemi mbledhur mbi 17 mijë firma dhe kanë mbetur edhe disa javë deri në përfundimin e fushatës. Do të intensifikojmë ritmin dhe besojmë se do të kalojmë pragun e kërkuar prej 20 mijë nënshkrimesh”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIROHET NGA DETYRA DREJTORESHA E QSUT/ Kush do ta zëvendësojë Anxhela Paparizon
Previous article PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama i shkruan ish-kryeministrit grek Tsipras: Po shndërroni një incident të izoluar në çështje politike

s.autor

Postime të ngjashme

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE Politikë

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT