• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD ME STATUT TË RI/ Gazment Bardhi: Garanton funksionimin dhe standardet e partisë. Vullneti i anëtarëve…
Home
Politikë

PD ME STATUT TË RI/ Gazment Bardhi: Garanton funksionimin dhe standardet e partisë. Vullneti i anëtarëve…

30 May, 2026 s.autor Politikë

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim, nen për nen dhe në tërësi, ndryshimet në statutin e partisë. Një nga pikat që mbetet e pandryshuar është i ashtuquajturi “neni Basha”, sipas të cilit kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast humbjeje në zgjedhje.

Ndryshimet e reja parashikojnë krijimin e një komisioni të posaçëm që do të shqyrtojë dhe filtrojë kandidaturat për deputetë dhe kryetarë bashkish, përpara se ato të kalojnë në procesin e primareve. Kjo do të thotë se jo të gjithë kandidatët do të hyjnë direkt në garë, por vetëm ata që kalojnë këtë verifikim paraprak. Në prezantimin e ndryshimeve, u theksua se statuti synon të forcojë demokracinë e brendshme dhe të rrisë rolin e anëtarësisë në vendimmarrje.

“Statuti garanton funksionim demokratik dhe e vendos pushtetin në duart e anëtarëve, jo të strukturave të ngushta drejtuese. Ky është parimi që duhet ruajtur, sepse PD është e vetmja forcë ku vullneti i anëtarit ka peshë reale në vendimmarrje”, u tha gjatë diskutimeve.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu rritjen e përfaqësimit të diasporës, e cila do të ketë deri në 15% të vendeve në organet drejtuese dhe në listat e kandidatëve për zgjedhje.

Një tjetër risi është forcimi i rolit të grave dhe vajzave në parti, përmes rritjes së përfaqësimit dhe kuotave. Sipas drejtuesve të PD-së, kjo e bën partinë të parën forcë politike që rrit më tej përfshirjen e grave në strukturat e saj.

Gjithashtu, ndryshimet prekin edhe organizimin bazë të partisë, duke forcuar lidhjen mes degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë, me synimin për një strukturë më funksionale dhe më të koordinuar. Bardhi, tha se këto ndryshime synojnë ta bëjnë partinë më të hapur, më përfaqësuese dhe më të lidhur me anëtarësinë në çdo nivel.

NDRYSHIMET NE STATUT:

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Lënda narkotike sigurohej në Durrës dhe shpërndahej në Tiranë, si ra në prangat e policisë 37-vjeçari
Previous article KUVENDI KOMBËTAR I PD/ Berisha: Ripërtëritja e partisë, vepra jonë madhështore

s.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT