• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit
Home
Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

28 May, 2026 s.autor Jetë

Pasagjerët në një fluturim të kompanisë ajrore Avianca në Kolumbi përjetuan momente paniku në ajër, pasi avioni u detyrua të anulonte dy herë uljen në aeroportin malor Antonio Nariño, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

VIDEO

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerë duke qarë, u lutur dhe mbajtur fort pas sediljeve, ndërsa avioni përballej me turbulenca të forta gjatë përpjekjes për t’u ulur. Disa prej udhëtarëve raportohet se pësuan kriza paniku, marramendje dhe humbën ndjenjat nga frika.

Avioni po tentonte të ulej në qytetin malor të Pastos, në rajonin e Andeve, kur u përball me erëra të forta, mjegull të dendur dhe shikueshmëri shumë të kufizuar. Për arsye sigurie, pilotët ndërprenë dy herë procedurën e uljes.

Sipas mediave lokale, ekuipazhi u kërkonte pasagjerëve të ruanin qetësinë dhe të merrnin frymë thellë, ndërsa avioni lëkundej fuqishëm nga turbulencat.

Pas tentativës së dytë të pasuksesshme, piloti vendosi të rikthehej në Bogota, duke ndjekur protokollet standarde të sigurisë ajrore.

Disa orë më vonë, pasi moti u përmirësua, fluturimi nisi ërish dhe arriti të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin Antonio Nariño, pa asnjë të lënduar.

Aeroporti Antonio Nariño konsiderohet një nga më sfiduesit në Kolumbi për shkak të pozicionit mes maleve të Andeve dhe ndryshimeve të shpejta të motit.

Në reagimin e saj, kompania Avianca theksoi se siguria e pasagjerëve mbetet prioritet absolut dhe se anulimi i uljeve është pjesë e procedurave normale kur kushtet nuk janë të sigurta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VIJA E VERDHË"/ Izraeli po gërryen tokat e Gazës: Po na shtyjnë drejt detit
Previous article DROGË PRANË SHKOLLAVE NË MANZË DHE SHIJAK/ "Zbërthehet" grupi kriminal, 17 masa sigurie

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT