• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8 Ndërqeveritare në Bruksel
Home
Politikë

INTEGRIMI/ Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8 Ndërqeveritare në Bruksel

26 May, 2026 s.autor Politikë

Mbahet sot në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, një zhvillim i konsideruar si ndër momentet më të rëndësishme në procesin e integrimit europian të vendit. Takimi pritet të shënojë një etapë të re në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke hapur rrugën drejt fazës përmbyllëse të bisedimeve me bllokun europian.

Konferenca zhvillohet në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe organizohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, COREPER. Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja, si dhe vendosja e standardeve përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”, që konsiderohet një nga grupkapitujt më të rëndësishëm të negociatave.

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit pritet të konfirmojë përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria për kapitujt kyç që lidhen me funksionimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike. Në këtë grup përfshihen Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike.

Po ashtu, pjesë e Grupit 1 janë edhe Kapitulli 5 për prokurimin publik, Kapitulli 18 për statistikat dhe Kapitulli 32 për kontrollin financiar, fusha të cilat konsiderohen themelore për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

Vendimi i vendeve anëtare për të avancuar me këtë fazë të negociatave vjen pas një serie raportesh pozitive dhe vlerësimesh nga institucionet europiane për progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit. Në mënyrë të veçantë, BE-ja ka vlerësuar avancimin në forcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e funksionimit të institucioneve demokratike dhe vijimin e reformave strukturore të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit.

Një peshë të rëndësishme në këto vlerësime vijon të mbajë reforma në drejtësi, e konsideruar si një nga shtyllat kryesore të procesit të negociatave. Sipas raporteve të Bashkimit Europian, Shqipëria ka shënuar progres në forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Institucionet europiane kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të reformave për garantimin e transparencës, funksionimit të administratës publike sipas standardeve europiane dhe krijimin e një klime më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe investimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat maksimale do të jenë 35 °C
Previous article OPERACION SHQIPËRI-ITALI/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT