• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI PRANË BANESËS SË AMBASADORIT SHQIPTAR NË KIEV/ MEPJ: Notë verbale Moskës
Home
Politikë

SULMI PRANË BANESËS SË AMBASADORIT SHQIPTAR NË KIEV/ MEPJ: Notë verbale Moskës

24 May, 2026 s.autor Politikë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thirrur sot ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, pas sulmeve masive të ndërmarra nga Rusia gjatë natës në Ukrainë, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Fino.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alteo Hysi, bëri me dije se pala shqiptare ka shprehur protestë të ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar të papranueshëm cenimin e sigurisë së stafit diplomatik shqiptar në Ukrainë.

Sipas deklaratës zyrtare, gjatë takimit me ambasadorin rus u theksua se sulmet me raketa dhe dronë kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe sigurinë e ambasadorit shqiptar në Kiev.

Ministria shqiptare deklaroi se ngjarja përbën shkelje të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe të detyrimeve ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen dhe paprekshmërinë e diplomatëve.

Gjithashtu, ambasadorit rus iu dorëzua një notë verbale, përmes së cilës autoritetet shqiptare kërkuan që Moska të respektojë normat ndërkombëtare dhe të garantojë sigurinë e personelit diplomatik të akredituar në zonat e konfliktit.

Sulmet e fundit ruse në Kiev janë ndër më të ashprat e javëve të fundit dhe kanë shkaktuar dëme në disa zona të kryeqytetit ukrainas, përfshirë edhe kompleksin ku jeton ambasadori shqiptar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë në çdo rrethanë të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar.

Ambasadorit rus iu dorëzua notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij”, deklaroi për “Report Tv” zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alteo Hysi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË BËJ MARRËVESHJE TË MIRA, JO SI OBAMA"/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT