• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA NDAJ LULZIM BASHËS/ Monika Kryemadhi: Financon portale për sulme denigruese ndaj familjes sime!
Home
Politikë

AKUZA NDAJ LULZIM BASHËS/ Monika Kryemadhi: Financon portale për sulme denigruese ndaj familjes sime!

22 May, 2026 s.autor Politikë

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një video në rrjetet sociale ka akuzuar ish-aleatin e saj, Lulzim Basha, se ai qëndron pas sulmeve denigruese ndaj saj dhe familjes së saj në disa portale.

Teksa videon e shoqëron me mbishkrimin ‘Një mesazh për Spaçatorët’, Kryemadhi paralajmëron Bashën se dosja për lobimet ruse në SHBA pritet të hapet së shpejti nga SPAK.

“Dosja e financimit rus për lobim në SHBA vërtet ka zënë pluhur në zyrat e SPAK, por nuk është mbyllur dhe një ditë do të hapet”, thekson Kryemadhi..

Më tej, ish-politikania paralajmëron edhe gazetarët që marrin para nga Basha, të cilët sipas saj mund të jenë të lidhur me burime financiare ruse.

“E kuptoj që jeni të shqetësuar për fushatën shpifëse dhe denigruese ndaj meje, por mos u shqetësoni. Unë mendoj se pseudogazetarët, që shpërndajnë lajme siç shpërndajnë edhe gjëra të tjera, mund të ndikojnë në jetën time apo në përditshmërinë time.

Por do t’iu them vetëm dy gjëra. Ka kohë që portale të vogla, që kanë burime financiare në zyra ose në serva, kanë nisur një fushatë denigruese ndaj meje dhe familjes sime.

Nuk kam asnjë lloj problemi, pushka top iu bëftë, por dua t’iu kujtoj vetëm një gjë: e zbulova se kush ishte investitori strategjik i tyre, dhe nuk ishte njeri tjetër veçse ish-luftëtari im i opozitës, Lulzim Basha, të cilin e vlerësoj për guximin që ka, sepse është investuar edhe në mediat e “showbizit” politik dhe gazetarë përtej politikës.

Lidhjet që ka ai janë si të një ish-studenti të Soros dhe me gazetarë që deri më sot janë paguar nga fondacionet e tij, por dua t’iu theksoj dy gjëra: Dosja e financimit rus për lobim në SHBA vërtet ka zënë pluhur në zyrat e SPAK, por nuk është mbyllur dhe një ditë do të hapet.

Kur të merrni ato zarfera me lekë, të dini origjinën e atyre parave, sepse nesër mund të thuhet se me para ruse është financuar media e lirë”, shprehet ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIM I ORGANIZUAR, KARTELET E DROGËS..."/ DASH: Ballkani Perëndimor, kyç për sigurinë dhe interesat e SHBA
Previous article SULM NË JUG TË LIBANIT/ Vriten 6 persona, mes tyre dy shpëtimtarë dhe një fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT