• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJE NGA AKSIDENTI FATAL/ Këngëtari i njohur ndërron jete së bashku me të birin, kamioni me targa të Kosovës u doli para
Home
Rajon

DETAJE NGA AKSIDENTI FATAL/ Këngëtari i njohur ndërron jete së bashku me të birin, kamioni me targa të Kosovës u doli para

22 May, 2026 s.autor Rajon

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik i regjistruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku një automjet u përplas me një kamion, dhe si pasojë fatkeqësisht humbën jetën katër persona.Siç u raportua edhe më herët nga aksidenti fatal humbën jetën katër personat që udhëtonin në automjetin tip BMW me targa të Shkupit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

Mediat maqedonase raportojnë se një prej viktimave është edhe Riste Velkov, bariton dhe solisti i Operas dhe Baletit Nacional të Maqedonisë, së bashku me djalin e tij 20-vjeçar.

Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend. Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i vlerësuar për interpretimet në produksionet “belkanto”, duke fituar reputacionin e një artisti me “ngjyrë kadifeje të zërit”.

Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar në dhjetëra produksione të njohura botërore, përfshirë “Nabucco”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi një kamion me targa të Kosovës humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me veturën ku po udhëtonin viktimat.

Lajmi për vdekjen tragjike të artistit dhe të rinjve të tjerë ka tronditur komunitetin kulturor, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët e konsideronin Riste Velkovin një nga zërat më të veçantë të operës në Maqedoninë e Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI NË AEROPORTIN E VLORËS/ Karakaçi: Kjo sjellje nuk do të tolerohet
Previous article ERALD ELEZI NË SPAK/ I pandehur për tunelin e Llogarasë së bashku me Belinda Ballukun

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT