• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BËRI “GROPËN” VETES/ Oficeri i policisë Edmond Ruçi dorëzoi gabimisht në Prokurori përgjimet ku i kërkonte nënës së dy “kriminelëve” para
Home
Aktualitet
Kronikë

I BËRI “GROPËN” VETES/ Oficeri i policisë Edmond Ruçi dorëzoi gabimisht në Prokurori përgjimet ku i kërkonte nënës së dy “kriminelëve” para

20 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, Edmond Ruçi, i cili mbrëmjen e djeshme u prangos nga agjentët e AMP-së.

Bëhet me dije se arrestimi i Ruçit është bërë për një rast korrupsioni, pasi oficeri i policisë kishte siguruar përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal. Sipas News24, pasi mori përgjimet, Ruçi ka takuar nënën e tyre dhe i ka kërkuar para për të mbyllur hetimet dhe për të mos i arrestuar.

Menjëherë pas takimit me policin, nëna kishte telefonuar djemtë për t’u treguar bisedën me efektivin, ndërsa komunikimet mes tyre u regjistruan.

Teksa po dorëzonte përgjimet në Prokurori, Edmond Ruçi dorëzoi pa kuptuar edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet dhe duke dëmtuar veten. Prokuroria, pas zbardhjes së bisedave, urdhëroi arrestimin e oficerit të policisë, ndërsa AMP bëri të mundur ekzekutimin e masës së arrestit.

Kujtojmë se Shefi i Komisariatit të Sarandës dhe 3 inspektorët e Policisë u arrestuan nën dyshimet se kishin marrë ryshfet për të lejuar ndërtimin e beach barit ‘Copacabana’ në Sarandë, por edhe të objekteve të tjera pa leje.

Me kërkesë të Prokurorisë, gjyqtari Shkëlzen Liçaj caktoi “arrest me burg” për 30 ditë ndaj Gëzim Bashllarit dhe Robert Cullajt, ndërsa për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE RAMA NUK VJEN NË INTERPELANCË..."/ Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive
Previous article PËRPLASI POLICËT NË GJENDJE TË DEHUR/ Gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT