• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASHË VDEKJEN ME SY”/ Rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës
Home
Aktualitet
Kronikë

“PASHË VDEKJEN ME SY”/ Rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

19 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Everesti, maja më e lartë e botës me një lartësi prej 8848 metrash, është shkelur nga shqiptari Petrit Kllokoqi, sipërmarrës dhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, i cili këtë të martë, më 19 maj, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Everesti, për emisionin “Rudina”, në TV Klan.

Në lidhje direkte nga Everest Base Camp, ai e përshkroi këtë eksperiencë si një nga më të paharrueshmet e jetës së tij, duke përfshirë edhe faktin që kjo ekspeditë konsiderohet si një nga më të rrezikshmet, pasi njerëzit që e ndërmarrin këtë iniciativë mund të humbasin edhe jetën gjatë rrugës.

“Everesti është një risk shumë i madh sepse çdo vit humbasin jetën 10-30 persona gjatë ekspeditës. Fatkeqësisht, prej grupit tonë tre vetë humbën jetën gjatë kësaj ekspedite, pasi akullnajat u shembën dhe është shumë e rrezikshme. Njëri ishte 24-vjeçar dhe nuk ishte i lidhur. Shpresoj të mos kemi më humbje jete sepse është shumë e rëndë, sepse ke për të kaluar edhe nëpër trupa të vdekur, të cilët janë të ngrirë dhe të mbetur aty, sepse nuk depërton helikopteri për t’i tërhequr trupat.”

Kllokoqi e konsideroi ngjitjen në majën më të lartë të botës si një dhuratë për kombin shqiptar, për ta çuar flamurin në pikën më të lartë të Tokës.

“Jam nisur për flamurin, por kur kam mbërritur nëpër pika shumë të rënda, të them të drejtën, shikoja në telefon vajzën time dhe thoja pse po ia bëj këtë, por kur e shihja nga ana tjetër flamurin, të cilin e mbaja në gjoks dhe dëgjoja këngë patriotike, nuk doja të dorëzohesha deri në majë.”

Ai u shpreh se kjo ishte sfida më e vështirë që ka pasur në jetë, sepse sipas tij duhet të jesh i përgatitur fizikisht dhe shumë më i përgatitur mendërisht.

“Ajo që mëson nga këto ekspedita është se kur kthehesh në vendin tënd, ia di vlerën oksigjenit, pasi aktualisht ndodhem me 40-45% oksigjen më të ulët se atje, ndërsa në pikën më të lartë oksigjeni është 80% më i ulët. Ti kupton vlerën e jetës, pasi mbi 7 mijë metra hyn në zonën e vdekjes, ku na është dashur të përdorim maska oksigjeni.”

Ai përmendi se për ngjitjen në Everest i është dashur një fazë përgatitore që përfshinte ngjitjen në male në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe në Afrikë, Kilimanxharo.

“Më është dashur që për një vit të lë komplet alkoolin dhe për 60 ditë të lë duhanin. Më është dashur të merrem me familjen, për t’i përgatitur nga ana psikike, sepse kjo është ngarkesë edhe për familjen. Ngjitja në Everest nuk fillon kur vjen në Nepal, por fillon që në familje.”

Më herët, Petrit Kllokoqi ka realizuar edhe ngjitjen në Mont Blanc, një nga majat më të larta dhe më të njohura të Europës. Përmes kësaj eksperience, ai dëshmoi pasionin e tij për alpinizmin dhe aventurat ekstreme, ndërsa ngjitja në Everest erdhi si një tjetër hap i rëndësishëm dhe kulminant në rrugëtimin e tij drejt majave më të famshme të botës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI MË RREH..."/ Motra zbulon detaje nga letra e fundit e Xhuana Nikollit: Donte të kuptonim që nuk kishte asnjë faj
Previous article MASAKRA E LUSHNJËS/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT