• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Letra anonime e veteranëve të LANÇ-it për heqjen e varrit të Enver Hoxhë nga Varrezat e Dëshmorëve dhe ankesa e fëmijëve të diktatorit
Home
Dossier

DOSSIER/ Letra anonime e veteranëve të LANÇ-it për heqjen e varrit të Enver Hoxhë nga Varrezat e Dëshmorëve dhe ankesa e fëmijëve të diktatorit

16 May, 2026 s.autor Dossier

Tri letra të mbërritura në Kryesinë e Kuvendit Popullor, në verën e vitit 1992, lidhnin të njëjtën çështje: debatin për heqjen e varrit të diktatorit Enver Hoxha nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Letra e parë ishte anonime dhe vinte nga një grup invalidësh të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ata nuk kishin guxuar të firmosnin me emrat e tyre, ndoshta sepse frika nga njerëzit e regjimit vazhdonte të ishte ende e freskët. Një tjetër letër ishte dërguar nga struktura të Partisë Demokratike, ndërsa letra e tretë vinte nga fëmijët e diktatorit, menjëherë pasi ishte kryer zhvarrimi I diktatorit dhe ishte hequr emri i tij nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ilir Hoxha, Teuta Hoxha, Sokol Hoxha, Liliana Hoxha, Pranvera Hoxha dhe Klement Kolaneci, në letrën drejtuar Kuvendit Popullor, theksonin se ishte antihumane që familjarët të mos ishin njoftuar në kohë për zhvarrosjen e eshtrave të babait të tyre. Në të njëjtën letër, ata paraqisnin edhe një sërë ankesash për nënën e tyre, vejushën e diktatorit, Nexhmije Hoxha, e cila në atë kohë ndodhej në burg. Ata ankoheshin edhe për presionin dhe përndjekjen që, sipas tyre, po ushtrohej ndaj familjes Hoxha.

Kryetari i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, i lexonte këto letra në hapje të seancave parlamentare, duke e kthyer këtë praktikë në një traditë disavjeçare të ashtuquajturit “sektori i letrave të popullit”. Nga numri i madh i letrave, shumica anonime, që mbërrinin në Kryesinë e Kuvendit, Arbnori përzgjidhte disa prej më të rëndësishmeve për t’i bërë publike në parlament. Mes tyre shpesh përfshiheshin edhe letrat e fëmijëve të diktatorit, të cilët ankoheshin vazhdimisht për kushtet e jetesës në Shqipërinë pluraliste.

Tema sjell fjalën e kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori, në një prej seancave parlamentare, verën e vitit 1992, teksa lexon letrat e mbërritura nga qytetarët.

Pjetër Arbnori

Në praktiken e punimeve të Kuvendit Popullor duhet të jetë dhe njoftimi për letrat, peticionet, ankesat që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit ose nga institucionet. Deri tani kjo nuk është bërë asnjëherë, por tani e tutje kjo do të bëhet, në mënyrë që këto të kenë mundësi te njihen në sekretarinë e Kryesisë së Kuvendit Popullor. Kuvendit Popullor, Kryesisë dhe Kryetarit të Kryesisë vazhdojnë t’u vijnë me dhjetëra letra e telegrame nga kolektiva dhe punonjës të veçantë të vendit. Më kryesoret në këto letra e peticione janë:

“Në një letër anonime një grup invalidësh të Luftës Nacionalçlirimtare të qytetit të Tiranës thuhet se do të ishte jo vetëm poshtëruese, por edhe e padrejtë në qoftë se në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit vazhdojnë të qëndrojnë si presidium nderi eshtrat e Enver Hoxhës e Hysni Kapos, të cilët tradhtuan e shkelen me këmbë amanetin e dëshmorëve dhe te invalidëve të luftës”.

Komisioni nismëtar i Partisë Republikane të Djathtë në letrën drejtuar Kuvendit Popullor kërkon që Enver Hoxha të hiqet nga Varrezat e Dëshmorëve.

Ilir e Teuta Hoxha, Sokol e Liliana Hoxha, Pranvera e Klement Kolaneci, në letrën drejtuar Kuvendit Popullor, shkruajnë se nëna e tyre Nexhmije Hoxha ka 6 muaj e ndaluar në burg për shpërdorim të postit zyrtar dhe nuk po del në gjyq. Mosnjoftimin në kohë për zhvarrosjen e eshtrave të babait të tyre Enver Hoxha, e quajnë antihumane. Ndaj tyre bëhet presion i vazhdueshëm psikologjik. Bëhen shkrime të manipuluara dhe nuk u jepet mundësia që të shkruajnë e të thonë se këto nuk janë të vërteta. Shumë prej tyre janë lënë pa punë, kurse të tjerët janë paralajmëruar për pushim, në të njëjtën kohë kur të gjithë janë profesionistë dhe nuk kanë pasur poste partiake” deklaronte Arbnori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA EDHE RRËNOJA TË SHKËLQYERA ANTIKE"/ “The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut
Previous article OPERACIONI NË SARANDË/ Policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT