• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKOI LIRIMIN NGA BURGU PËR ARSYE SHËNDETËSORE/ Gjykata në Hagë rrëzon sërish kërkesën e Ratko Mlladiç
Home
Rajon

KËRKOI LIRIMIN NGA BURGU PËR ARSYE SHËNDETËSORE/ Gjykata në Hagë rrëzon sërish kërkesën e Ratko Mlladiç

14 May, 2026 s.autor Rajon

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiçit për lirimin të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore, ku ai po e vuan dënimin për krime të luftës.

Mlladiç, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Mekanizmi tha të enjten se ekspertët e pavarur mjekësorë kanë konstatuar se Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara dhe spitali i burgut po e vëzhgojnë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate gjendjen shëndetësore të Mlladiçit.“Ata nuk kanë hasur në mungesë të kujdesit ose trajtimit të duhur, që do ta arsyetonte lirimin e tij”, thuhet në njoftimin e Mekanizmit.

Mekanizimi shtoi se Mlladiç është vendosur përgjithmonë në një strukturë spitalore burgu të ndërtuar rishtazi, e cila është e pajisur për të ofruar kujdes multidisiplinor për të burgosurit me probleme komplekse mjekësore.

“Mlladiç po vendoset në një spital të ri burgu, të teknologjisë së fundit, me monitorim të vazhdueshëm dhe transferime të shpejta në spitale civile sipas nevojës”, tha ai.

Thuhet se i burgosuri ka kujdes të përshtatshëm paliativ, ndihmë me aktivitetet e përditshme, si dhe përkthyes dhe staf që flasin gjuhën e tij.

Mbrojtja e tij kërkoi lirim të përkohshëm për shkak të, siç u tha, shëndetit të tij të dëmtuar rëndë dhe nevojës për trajtim spitalor.

Ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, e vizitoi atë më 20 prill dhe i kërkoi Hagës që t’ia mundësonte Mlladiqit të mjekohej në liri.

Kjo është hera e dytë që atij i refuzohet kërkesa për lirim nga burgu për arsye shëndetësore.

Në qershor të vitit 2025, mbrojtja e Mlladiçit kërkoi lirim të përkohshëm ose të parakohshëm bazuar në diagnozën e tij të dyshuar terminale dhe jetëgjatësinë e shkurtër.

Mekanizmi e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se Mlladiç po merrte kujdes të plotë mjekësor.

Mlladiç u dënua përfundimisht në Hagë më 8 qershor 2021 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai ka qenë në paraburgim nën mbikëqyrjen e Mekanizmit Ndërkombëtar që nga arrestimi i tij në vitin 2011 në Serbi.

Vendimi i gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

Ai u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKAIDENT NË RRUGËN E VJETËR LEZHË-MILOT/ Lëndohen 3 persona! Pamje nga vendngjarja
Previous article "NUK PRES TË MË BESOJË NJERI"/ Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT