• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LAERTIN E MORI E ËMA DHE I THA GJYNAH. SI E GODITËM KLEVION”/ Tafani tregon si iu vendos tritoli Noizyt
Home
Breaking News

“LAERTIN E MORI E ËMA DHE I THA GJYNAH. SI E GODITËM KLEVION”/ Tafani tregon si iu vendos tritoli Noizyt

14 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në seancën e së enjtes ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu se si kishte vendosur një sasi tritoli në biznesin e Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy dhe babait të tij në Durrës në qershor 2022.

“Ne rrinim në Astir, tek një shtëpi e Laert Haxhiut. Laerti ndiqte TikTok-un në atë kohë. Ndiqte Kleviol Ahmetajn, një çun lagjeje në Lushnje. Laerti e ndoqi nga TikTok, që Klevioli ishte zënë me Noizin, kishte shkuar në Durrës, ku e kishin goditur. Laerti fliste me familjarët e vet. Ata i thanë që ju kishte ardhur keq, si e kishin goditur Kleviolin. Ngaqë ishin rritur bashkë, ishin shokë. Atëherë, vendosëm që t’i bënim diçka Noizyt”, tha Tafani.

“Unë flisja edhe me vëllain e Laertit, i thashë do i vëmë tritol Noziyt. Ai na tha, është turp, ça thoni. Mos e bëni. Një moment tjetër Laertin e mori e ëma në telefon nga Gjermania. Po i thoshte, gjynah, si e goditën Kleviolin. Edhe motra po ashtu. Aty Laerti sikur u vu në sedër. Kur e merrte e ëma dhe motra ai nxihej. Aty na tha pastaj, shkoni bëjeni shpejt. Vendoseni tritolin”.

Tafani më pas tregoi se si u organizua vendosja e tritolit. “U la orari, të shkonim në orën 4. Ne e kishim tritolin në shtëpi. E kishim marrë në Tepelenë. Bëmë gati 1 kg, i ngjitëm me skoç, se i patëm ne tulla 200-300 gramëshe. Bëmë gati makinën. Në shtëpi ishin unë, Lulzim Spahiu e Laertin. Unë e Lulzimi bëmë makinën gati. Makina ime ishte ne kërkim. Patëm edhe një Benz të zi aty. Morëm targat e Benzit dhe ja vendosëm makinës sime. Jemi nisur nga ora 3 e mëngjesit. Rreth orës 4 shkuam në Durrës. Lulëzim Spahiu e dinte lokalin. Shkuam atje. Parkuam aty afër. Laerti tha t’ia hedhim në lokal Noizyt. Lokali ishte kat i dytë dhe kishte xhamat hapur. Unë shkova aty, por nuk po gjeja shkallët nga hipej. U ktheva te makina, i thashë Gëzimit, s’po gjej shkallët. Si përfundim i thashë, ta ve tek dyqani poshtë, dyqani i rrobave. Mirë tha, Laerti, aty vendoseni. E vendosa te dera, ndeza fitilin edhe ika te makina. Sa jemi larguar te shinat, një si kanal a urë, pa dalë në rrugë kryesore, dëgjuam shpërthimin”.

Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022, shkruan A2 CNN. Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.

Vetë Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut. Për të do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.

Në seancën e të mërkurës, Bashkim Rajku, babai i Noizyt, deklaroi se e njihte Ahmetin si artist dhe person që merrej me rrjetet sociale dhe se konfilti mes tij dhe të birit kishte ardhur për çështje xhelozie për muzikë. “Më duket se kanë pasur fërkime të vogla, punë xhelozie, konkurrence. Për punë muzike. Veç kësaj nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt fizik, apo verbal”, citohet të ketë thënë Rajku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇËSHTJA U PARAGJYKUA"/ Gjykata i ktheu mbrapsht padinë për kandidimin në PD, Mereme Sela ankim në Apel
Previous article "NUK JAM NIKO UNË..."/ Peleshi “përplaset” me Ulsi Manjën, opozita “shpërthen” në duartrokitje

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT