• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VIZITË MES VËLLEZËRVE”/ Skënder Hita takim me homologun nga Kosova
Home
Aktualitet
Kronikë

“VIZITË MES VËLLEZËRVE”/ Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

12 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita zhvilloi sot në 12 maj vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës.

“Ka vende që kur shkel, ndihen më shumë sesa mund të thuhen me fjalë. Prishtina është një prej tyre. Dhe unë sot, në vizitën time të parë zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk e ndjej këtë si një detyrim protokollar, por si privilegj, sepse jam mes vëllezërve”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, gjatë takimit zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, si dhe drejtues të lartë të dy policive, u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve policore dhe rezultatet konkrete të arritura në luftën kundër kriminalitetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet dy policive, si një faktor kyç në garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Nga ana e tij, Hita falënderoi drejtuesit e Policisë së Kosovës për mikpritjen dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Policia e Shtetit për ta thelluar më tej bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Krimi sot është më i organizuar, më i sofistikuar dhe pa kufij. Për këtë arsye, edhe përgjigjja jonë duhet të jetë më e shpejtë, më e koordinuar dhe më e fortë. Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet model mes dy policive tona dhe ky bashkëpunim do të vijojë të forcohet në shërbim të sigurisë së qytetarëve tanë”, u shpreh Drejtori Hita.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet strategjike të dy institucioneve, sfidat aktuale të sigurisë dhe nevoja për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar dhe fenomeneve të tjera që cenojnë sigurinë rajonale.

Të dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbimin e informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta policore, si dhe në menaxhimin e sigurisë kufitare, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e besimit reciprok dhe profesionalizmit të strukturave policore të të dy vendeve.

Takimi u mbyll me zotimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH NË NGUSHTICËN E HORMUZIT? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje
Previous article "S'DALIM DOT AS NË OBORR"/ Vrasja e Nikolin Markut solli sërish hakmarrjen e Lekstakajve, si u ekzekutua me 25 plumba Entjan Nikulaj

s.autor

Postime të ngjashme

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë Aktualitet

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT