• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT NË SARANDË/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BIZNESMENIT NË SARANDË/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

11 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Petro Nako” në Sarandë, nën masa sigurie, pas plagosjes me armë zjarri në këmbë. Seanca për të u zhvillua në ambientet e spitalit, ku prokurorja e çështjes, Armida Kaçi, kërkoi masën “arrest në burg” për akuzat “Moskallëzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosje” e kryer në bashkëpunim.

Gjyqtari Mikel Hysometaj pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën “arrest në burg” ndaj Voglit. Megjithatë, Gjykata mbajti një qëndrim të ndryshëm nga Prokuroria sa i përket cilësimit juridik të ngjarjes. Sipas Gjykatës, mbi bazën e akteve të paraqitura deri në këtë fazë, fakti juridik duhej të cilësohej si “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Moskallëzim i krimit” dhe “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, Gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për 50-vjeçarin Viktor Ruçi. Ai ishte ndaluar nga policia ditën e shtunë, pasi më herët ndaj tij ishte caktuar kjo masë sigurimi për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Gjatë seancës për verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës, gjyqtari Hysometaj vendosi që Ruçi të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, pa të drejtë largimi.Ngjarja e rëndë lidhet me konfliktin mes Kostandin Voglit dhe Viktor Ruçit për një shumë parash të pretenduar të papaguar për punësimin e bashkëshortes së Viktor Ruçi në lokalin e Kostandin Ruçit në plazhin e Krorëzës.

Ky konflikt dyshohet se përshkallëzoi fillimisht në përplasje me sende të forta dhe më pas në përdorimin e armës së zjarrit, duke çuar në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTA PARAPRAKE E BRAZILIT/ Ancelotti fton të gjithë të mëdhenjtë për Botërorin
Previous article PAMJET/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT