• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DHUNA NË FAMILJE, TEK SHOFERËT E DEHUR/ Policia bën bilancin e 24 orëve të fundit: 13 persona të arrestuar
Home
Breaking News

NGA DHUNA NË FAMILJE, TEK SHOFERËT E DEHUR/ Policia bën bilancin e 24 orëve të fundit: 13 persona të arrestuar

10 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar disa operacione policore, për goditjen e lojërave të fatit, kultivimit të bimëve narkotike, dhune në familje apo shoferë të dehur në timon.

Siç raporton Policia e Shtetit, në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste në të gjithë territorin, me 9 autorë, nga të cilët 1 i arrestuar, 7 të proceduar dhe 1 i shpallur në kërkim. Janë evidentuar dhe asgjësuar një numër i konsiderueshëm fidanësh e bimësh narkotike dhe është sekuestruar një sasi e vogël kanabisi.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe një rast vetëvrasjeje (një 19-vjeçare dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i një pallati në Durrës dhe ka humbur jetën).

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 8 autorë, nga të cilët 4 të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 4 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimit të lotarive të palejuara”, me 1 autor të arrestuar. Janë sekuestruar një tavolinë pokeri dhe një valixhe me çipsa për poker. Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur/pa leje drejtimi dhe janë proceduar 4 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh (1 me pasojë humbje jete dhe 4 raste me 4 shtetas të lënduar, jashtë rrezikut për jetën). Janë arrestuar 3 shtetas për kundërshtim të punonjësve të Policisë dhe shkatërrim prone. Si dhe janë proceduar penalisht 18 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Shtetit apelon për respektimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve të shmangin shpejtësinë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Plas kaosi në futbollin shqiptar, tani FSHF ka një telash të madh për të zgjidhur
Previous article VIDEOLAJM/ Tre arinj futen në oborrin e shtëpisë së familjes shqiptare, i riu: Hajde këtu...

s.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT