• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BRENDA 12 ORËSH E VRASIM”/ Antimafia italiane ZBARDH DOSJEN e grupit të Elvis Demçes! Rrëmbime dhe kërcënime me armë për 150 kg drogë
Home
Breaking News

“BRENDA 12 ORËSH E VRASIM”/ Antimafia italiane ZBARDH DOSJEN e grupit të Elvis Demçes! Rrëmbime dhe kërcënime me armë për 150 kg drogë

7 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një hetim i gjerë i antimafias italiane në Romë ka nxjerrë në dritë një dosje të rëndë kriminale që përfshin trafik droge, rrëmbime dhe kërcënime me vdekje mes grupeve të organizuara.

Në qendër të hetimeve ndodhet Manuel Grillà, i cili sipas autoriteteve dyshohet se ka pasur lidhje dhe bashkëpunim edhe me Elvis Demçe.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes grupeve kriminale nisi pas humbjes së një sasie droge me vlerë nga 150 deri në 200 mijë euro, situatë që çoi në përshkallëzim të dhunës dhe hakmarrjeve.

Hetuesit italianë bëjnë me dije se për të rikuperuar drogën dhe paratë e humbura, anëtarët e grupit kriminal kanë rrëmbyer babain e një ish-bashkëpunëtori të tyre, duke ushtruar presion ndaj familjes përmes kërcënimeve të drejtpërdrejta.

Në materialet e sekuestruara nga prokuroria përfshihen mesazhe dhe fotografi kërcënuese, ku viktima shfaqej nën kërcënimin e armëve, ndërsa autorët paralajmëronin se pengu do të ekzekutohej nëse nuk ktheheshin paratë dhe droga.

Dosja përmban gjithashtu dëshmi të një bashkëpunëtori të drejtësisë, i cili ka zbuluar lidhjet mes organizatave kriminale që veprojnë në Romë dhe konfliktet e vazhdueshme për kontrollin e trafikut të narkotikëve.

Sipas autoriteteve italiane, grupet kriminale jo vetëm bashkëpunojnë në trafikun e drogës, por përfshihen edhe në përplasje të dhunshme për territore dhe fitime, ndërsa disa nga drejtuesit dyshohet se vijojnë të japin urdhra edhe nga burgu përmes komunikimeve të fshehta.

Hetimi konsiderohet nga antimafia italiane si një tjetër provë e nivelit të lartë të organizimit dhe brutalitetit që karakterizon botën e krimit të organizuar në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit (EMRI)
Previous article "PLAS" SHERRI ME THIKA NË NJË MOBILERI NË NIKËL/ Plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT