• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E ARDHSHME LOKALE/ Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit
Home
Politikë

ZGJEDHJET E ARDHSHME LOKALE/ Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

7 May, 2026 s.autor Politikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka deklaroi sot se po vijojnë negociatat me opozitën për zgjedhjet e ardhshme, por ende nuk është rënë në dakordësi konkrete. Ai tha se mund të kandidonte edhe vetë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Duka deklaroi se partia që ai drejton mund të nxjerrë kandidatët e saj në disa bashki, në rast se kandidatët e opozitës nuk arrijnë të krijojnë besim te qytetarët.

Duka theksoi se nuk bëhet fjalë për qëndrime personale apo ultimative ndaj opozitës, por për mbështetjen e kandidatëve që kanë integritet dhe potencial për të fituar.

“Nëse nga opozita del një njeri me integritet që jep shpresë se mund të fitohet, ne tërhiqemi dhe e mbështesim. Por nëse kandidatët dalin kot më kot, do të dalim me kandidatët tanë”, deklaroi ai.

Kreu i PAA-së shtoi se edhe në rast se nuk arrijnë fitore, kandidimi më vete do t’i shërbejë partisë për të rritur peshën elektorale.

Me nota humori, Agron Duka tha se vetëm në Durrës e sheh të mundshëm kandidimin e tij personal.

“Në qytete të tjera nuk besoj se më zgjedh njeri. Ky Kod Elektoral që kemi na detyron të bëjmë këto lloj negociatash. Mirë është që vota të mos shkojë dëm”, u shpreh kreu i PAA-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET DHE EMRI/ U hodh nga ura në Berat, kush është 30-vjeçari që gjeti vdekjen, përdorues i lëndëve narkotike
Previous article VIZITË NË VATIKAN/ Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio takohet me Papa Leon XIV

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT