• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIMI I STUDENTËVE NE AKADEMINË E SIGURISË/ Arrestohet teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering, shpallet në kërkim administratorja
Home
Aktualitet
Kronikë

HELMIMI I STUDENTËVE NE AKADEMINË E SIGURISË/ Arrestohet teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering, shpallet në kërkim administratorja

7 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering.

Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja e kompanisë, A. T.

Në pranga kanë rënë shtetasit Kujtim Ballgjini, 52 vjeç dhe Kristjana Plaka, 23 vjeçe. Kompania që çonte ushqim kishte kontratë 3-vjeçare dhe kishte filluar në vitin 2025.“Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.    

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast: 

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë; 

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;   

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve””,thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit
Previous article HELMIMI NË AKADEMINË E POLICISË/ QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT