• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE NË GREQI/ I biri humbi jetën nga një aksident në Kretë, babai ekzekuton autorin: Ky është përgjegjësi për vdekjen e djalit tim
Home
Rajon

TRONDITËSE NË GREQI/ I biri humbi jetën nga një aksident në Kretë, babai ekzekuton autorin: Ky është përgjegjësi për vdekjen e djalit tim

6 May, 2026 s.autor Rajon

Një 54-vjeçar në ishullin e Kretës, ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në zonën e Amoudaras, në Iraklio, për motive hakmarrjeje.

Sipas autoriteteve greke, autori i kishte zënë pritë të riut, duke i bllokuar rrugën me makinë dhe duke hapur zjarr teksa ai ndodhej ende brenda automjetit.

Viktima tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili vijoi të qëllonte deri sa e la të vdekur në një ambient me dhoma me qira.

20-vjeçari u transportua në Spitalin Universitar të Iraklios, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Familjarët e viktimës ndodhen në gjendje shoku.

Menjëherë pas krimit, 54-vjeçari u vetëdorëzua në polici, duke pranuar autorësinë. Ai pritet të përballet me akuza të rënda.

Ngjarja lidhet me një aksident rrugor të ndodhur në vitin 2023, ku djali 17-vjeçar i autorit humbi jetën pas disa ditësh në spital. Prej asaj kohe, autori e konsideronte viktimën përgjegjëse për tragjedinë.

Hetimet kanë zbuluar edhe episode të mëparshme dhune. Ndërkohë, policia ka ndaluar edhe bashkëshorten e autorit, e cila dyshohet se ishte e pranishme në momentin e krimit dhe mund të ketë bashkëpunuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, në një rast që rikthen në vëmendje zinxhirin e hakmarrjes në Kretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MITURI HUMBI JETËN NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ I ati rrëfen pengun mes lotësh: Më thërret o babi…
Previous article NDRYSHIME NË QEVERI/ Tana Kika emërohet zv.ministre e Bujqësisë, Blerta Rama lirohet nga detyra e zv.ministres së Ekonomisë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT