• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA SHKODRA/ Hoxha: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane
Home
Politikë

FLET NGA SHKODRA/ Hoxha: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

6 May, 2026 s.autor Politikë

Ministri Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” për përfshirjen e të rinjve në rrugën e anëtarësimit të vendit në BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se të rinjtë janë “fytyra e Shqipërisë moderne” dhe energjia që mban gjallë dhe çon përpara procesin.

“Nuk do të lodhemi së përsërituri: anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proces teknik negociatash, por një transformim i thellë që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, në arsim më cilësor dhe më të hapur ndaj botës, në një sistem drejtësie më të fortë e të drejtë, në më shumë mundësi në tregun e punës dhe në standarde më të larta jetese, për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të begatë”, shkruan Hoxha.

Ministri shton se anëtarësimi në BE do të sillte më shumë mundësi për të rinjtë për punësim, arsim e zhvillim, sistem më të zhvilluar drejtësie dhe standarde më të larta jetese.

”E ardhmja evropiane e Shqipërisë është projekti ynë i përbashkët politik e shoqëror. Të rinjtë, ashtu siç u vunë në vijën e parë 36 vite më parë për të përmbysur diktaturën, kanë sot një rol kyç për ta çuar vendin përpara, në vijën e parë të ndërtimit të Shqipërisë evropiane dhe realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030“, thotë Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS AKSIDENTIN TRAGJIK NË DURRËS/ Policia me masa të reja: Forcohen kontrollet në rrugë, gjobat në e-Albania...
Previous article MBAHEN HOMAZHET NË NDER TË SERVET PËLLUMBIT/ Sot ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT