• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBAHEN HOMAZHET NË NDER TË SERVET PËLLUMBIT/ Sot ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit
Home
Politikë

MBAHEN HOMAZHET NË NDER TË SERVET PËLLUMBIT/ Sot ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit

6 May, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Mbahen sot homazhet në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë (5 maj) në moshën 89-vjeçare.

Arkmorti është vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku qytetarë, familjarë dhe zyrtarë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Homazhet nisën në orën 09:30, ndërsa në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit, me shoqërim sipas protokollit shtetëror.

Në orën 13:00, kortezhi do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet trupi i Servet Pëllumbit.
Kush ishte Servet Pëllumbi

Servet Pëllumbi ka qenë një nga eksponentët kryesorë të së majtës shqiptare duke luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimet politike përgjatë viteve të demokracisë.

Ai lindi më 14 dhjetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës dhe ka qenë figurë qendrore e politikës shqiptare, akademik dhe filozof, i cili shërbeu si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Pëllumbi është vlerësuar si një nga personalitetet kryesore të Partisë Socialiste dhe shpesh cilësohej si “ideologu” i kësaj force politike, duke luajtur një rol kyç në transformimin e saj gjatë viteve ’90.

Përveç drejtimit të Parlamentit, ai ka shërbyer si deputet në disa legjislatura, duke përfaqësuar vendlindjen e tij, Korçën.

Servet Pëllumbi ishte profesor dhe doktor i shkencave filozofike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NGA SHKODRA/ Hoxha: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane
Previous article REAGON NDAJ REPORTERËVE PA KUFIJ/ Rama: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se i qeverisë

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT