• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRUGORJA” INTENSIFIKON KONTROLLET/ Mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave
Home
Aktualitet
Kronikë

“RRUGORJA” INTENSIFIKON KONTROLLET/ Mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

4 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pas një aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe plagosi një të tretë, Policia e Tiranës ka bërë një raportim javor mbi incidentet rrugore dhe monitorimin e trafikut.

Kështu, bëhet me dije se gjatë javës është intensifikuar ndjeshëm monitorimi i trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore, dhe në një analizë javore janë evidentuar dhe trajtuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, ndërsa janë ndjekur 33 ngjarje penale.

Në këtë kuadër, 16 drejtues mjetesh janë proceduar në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, 9 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, ku 8 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 1 është proceduar në gjendje të lirë.

Në raste të tjera, 7 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti pa leje drejtimi”, ku 3 janë arrestuar dhe 4 ndodhen në gjendje të lirë. Po ashtu, 3 drejtues mjetesh janë proceduar për “largim nga vendi i ngjarjes”, ndërsa 1 person është proceduar për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total janë vendosur 15 mijë e 534 masa administrative, ku përfshihen:

-11 mijë e 164 masa për parkim të gabuar

-347 masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit

-1 mijë e 345 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-282 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

Janë bllokuar gjithsej 33 mjete, konkretisht:

-18 mjete për parkim të gabuar (të tërhequra me karrotrec)

-9 mjete për mungesë dokumentacioni

-1 mjet për gjoba të papaguara

-2 mjete për verifikim me targa të huaja

-3 mjete të bllokuara si prova materiale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTATIVË PËR RRËZIM TË RENDIT TË KUSHTETUESES/ Arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk
Previous article INTEGRIMI NË BE/ Ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT