• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I BIE QË UNË KAM KORRUPTUAR RAMËN”/ Kryemadhi zbërthen akuzën e SPAK për ligjin për minierat
Home
Aktualitet
Kronikë

“I BIE QË UNË KAM KORRUPTUAR RAMËN”/ Kryemadhi zbërthen akuzën e SPAK për ligjin për minierat

28 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Artan Hoxha për dosjen e CEZ-DIA për të cilën mbahet në burg ish-presidenti Ilir Meta.

Kryemadhi u shpreh se nuk qëndron akuza ndaj ish-presidentit se ndikoi për të futur në Kuvend ligjin për minierat, sepse ai ka ardhur i propozuar nga qeveria shqiptare, me në krye Ramën.

Pjesë nga biseda

Hoxha: Zonja Kryemadhi ju do të kërkoni gjykim normal?

Kryemadhi: Normal, normal, jo të shkurtuar. Dëshmitari im kryesor është Adrian Shatku, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Eduart Shalësi. Nëse ligji për minierat ka ardhur i propozuar nga qeveria shqiptare i bie që unë kam korruptuar Edi Ramën dhe me çfarë e kam korruptuar?

Hoxha: Kur ka filluar procesi dhe kush ka qenë prokurori, sepse unë kam një procesverbal që e kam marrë personalisht, i 22 korrikut 2021 dhe unë kam dorëzuar këto filmimet që janë nja 4 orë.

Kryemadhi: Çështja ka filluar në shkurt 2018 dhe e ka filluar Altin Dumani për CEZ-DIA, pasi është bërë shkrimi në BIRN dhe shkrimin e ka ideuar Lulzim Basha.

Hoxha: Në procesverbalin që kam unë thuhet se procedimi është vendimi i prokurorit në 22 korrik 2019 dhe s’po e kuptoj.

Kryemadhi: Po pra, ndaj ata kanë bashkuar çështjet. Çështja është regjistruar te Krimet e Rënda dhe e ka marrë Altin Dumani. Ligji për SPAK-un është kaluar që në 2016 dhe në korrik 2019 ka hyrë SPAK në fuqi. Hetimet për CEZ-DIA ka filluar që në shkurt 2018 dhe për 8 vjet hetime, e kanë hetuar Ilir Metën si kryetar Kuvendi, president, e kanë mbajtur për 8 vite pavarësisht se nuk e kanë regjistruar në protokoll, që të mos u humbasin afatet. Në akuzën që vjen 240 faqe vetëm 35 faqe janë për CEZ-DIA. Mediat atëherë u mbushën që Ilir Meta ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn. Erdhi fletë-porosia nga Çekia s’kishte asgjë.

Është një lojë që Altin Dumani, çështjen e Ilir Metës e mori që të bëhej dashnori i amerikanëve. Por Juri Kim duhet të japë llogari për Tigri 1 dhe Tigri 2.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET "JETA E DYFISHTË" E ERVIN METËS/ Si lëvizte në Amerikë Latine: Prezantohej si paraguajan dhe…
Previous article DOSSIER/ “Kur paratë po shteronin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën…” Libri i panjohur për Mbretin Zog

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT