• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYKIMI DO TA BASHKOJË ME METËN? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur
Home
Politikë

GJYKIMI DO TA BASHKOJË ME METËN? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

27 April, 2026 s.autor Politikë

Seanca e parë në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi është shtyrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për në datën 11 maj.

Shtyrja e seancës u kërkua nga avokatja e Fatime Kryemadhit, nëna e Monika Kryemadhit, e cila nuk kishte tagrat e nevojshme në prokurë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Pas seancës, Monika Kryemadhi deklaroi për mediat se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion akt-ekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike. Ajo i cilësoi akuzat ndaj saj si të pabazuara, duke pretenduar se prokuroria po keqinterpreton komunikime që lidhen me një çështje prone.

“Prokuroria përdor një mesazh që unë kam thënë dua të marr një shtëpi… dhe e quan korrupsion. Unë kam parë disa banesa dhe më pas kam blerë një shtëpi te Kodra e Diellit. Nuk ka lidhje me asnjë premtim apo ligj,” tha Kryemadhi, duke shtuar se procesi është i ndikuar politikisht.

E pyetur nëse ky gjykim mund t’i bashkojë me Ilir Metën, ndërkohë që hetimi i ndau, Kryemadhi u përgjigj kështu: Ka dy gjëra të ndryshme nga ato që ndodhin në jetën e përditshme. Tani fillon beteja me drejtësinë dhe beteja që ka të bëjë me opinionin publik. Një sistem drejtësie që funksion me regji politike dhe kërkon të bëjë statistika, aq më tepër duke mbajtur Metën e Veliajn në burg.

Ndërkohë, Gjykata ende nuk ka vendosur për kërkesën e Ilir Metës për transmetimin live të seancave gjyqësore. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, e cilësoi të papranueshme mungesën e transparencës.

“Të gjitha gjyqet serioze në botë bëhen me kamera. Fakti që nuk lejohet transmetimi tregon frikë nga provat. Ky proces duhet të jetë i hapur për publikun,” tha Cakrani, duke shtuar se gjykata po krijon standarde të dyfishta dhe mungesë transparence.

Procesi gjyqësor ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vijojë më 11 maj në GJKKO, ku ata përballen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash në kuadër të dosjes “CEZ-DIA” dhe çështjeve të tjera hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA PA PRESIDENT/ Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu paralajmëron se sot do të mbahet seancë plenare
Previous article KËRKOI SEANCË LIVE/ GJKKO rrëzon Veliajn: S’duan të pandehurit e tjerë! Dumani: Nuk ekspozohen dëshmitarët

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT