• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITET ÇMIMI I NAFTËS NË MAQEDONINË E VERIUT/ 200 mijë litra në ditë blihen kryesisht nga shoferët e Shqipërisë
Home
Ekonomi

RRITET ÇMIMI I NAFTËS NË MAQEDONINË E VERIUT/ 200 mijë litra në ditë blihen kryesisht nga shoferët e Shqipërisë

27 April, 2026 s.autor Ekonomi, Rajon

Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, për shkak të kërkesës së shtuar nga vendet fqinje, kryesisht Shqipëria dhe më pak Greqia.

Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria maqedonase, të siguruara nga “Monitor”, përmes gazetarëve korrespondentë, konsumi ditor i të gjitha llojeve të karburanteve është rritur në 2 milionë litra.

Nga konsumi total, 10% i atribuohet qytetarëve të huaj, kryesisht nga Shqipëria dhe nga Greqia, sipas të dhënave zyrtare. Kjo do të thotë se rreth 200 mijë litra në ditë karburant konsumohen nga të huajt. Konsumi ditor është rritur nga 1.5 milionë litra në ditë në 2 milionë litra së fundmi, sipas burimeve zyrtare.

Sipas informacionit të konfirmuar, konsumi ditor në pikat e karburantit në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë është trefishuar. Këto janë pika në kufi me doganat e Dibrës së Madhe dhe Prespës.

Të premten, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.52 euro. Në Shqipëri. Nafta tregtohet me 202 lekë, ose gati 2.1 euro, gati 40% më shumë se në shtetin fqinjë.

Benzina në Maqedoninë e Veriut tregtohet me 1.3 deri në 1.34 euro, ndërsa në Shqipëri me 176 lekë, ose 1.8 euro.

Edhe përpara fillimit të krizës, shumë makina shqiptare furnizoheshin në Maqedoninë e Veriut. Në shkurt, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.1-1.2 euro, ndërsa në Shqipëri me 165-175 lekë (1.7-1.8 euro).

Pas shtrenjtimit të fortë të çmimeve tendenca është theksuar. Këtë e pohuan për Monitor edhe tregtuesit shqiptarë të karburanteve.

Pas shtrenjtimit të karburantit në Bursa, qeveria e Maqedonisë së veriut ndërhyri me shpejtësi për të mos lejuar rritjen e fortë të naftës. Tre javë pas fillimit zyrtar të veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, më 22 mars, Qeveria mori vendimin e parë për ndërhyrje në çmimet e karburanteve.

Konkretisht, TVSH u ul nga 18% në 10% dhe u shpall gjendje krize energjetike për të krijuar mundësi ligjore për lirimin e mazutit nga rezervat shtetërore.

Më 5 prill 2026, Qeveria mori një vendim të dytë, që ulja e TVSH-së mbetet në fuqi deri në përfundimin e krizës, ndërsa u ulën edhe akcizat: për naftën me 0.06 euro cent dhe për benzinën me 0.03 euro cent për litër. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, Maqedonia e Veriut mbetet vendi me çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

Shqipëria ka marrë vetëm një masë për uljen e akcizës me 20%, nëse çmimi kalon 220 lekë për litër, që është zbatuar vetëm për 5 ditë në mars. Është riaktivizuar dhe Bordi i transparencës për karburantet, por i gjithë kursimi i caktimit të çmimeve nga Bordi, që bazohet në formulën e kostos së blerjes plus taksa dhe një marzh për tregtuesit, nuk i kalon pesë lekë për litër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend. Krahas Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi është një tjetër shtet ku blerjet e karburantit janë të larta, po ashtu dhe në Kosovë, megjithëse së fundmi çmimi i naftës në Kosovë është rritur, po gjithsesi mbeten 20-30% më të lira se Shqipëria (1.75 euro/litër në Mal të Zi dhe 1.8 euro në Kosovë). /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I SPAK/ 12.4 mln euro kriptovaluta të sekuestruara, Braho: Duhet krijimi i një portofoli për administrimin e tyre
Previous article "HYRA ME DISA ARMË POR ASKUSH NUK DYSHOI"/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT