• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI ME ARMË NË DARKËN E SHTËPISË SË BARDHË/ Reagon presidenti Trump: Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret
Home
Nderkombetare

SULMI ME ARMË NË DARKËN E SHTËPISË SË BARDHË/ Reagon presidenti Trump: Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

26 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar detaje të reja mbi incidentin me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj një eventi të rëndësishëm për lirinë e fjalës.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të sigurisë, Trump deklaroi se një person i armatosur kishte tentuar të kalonte një pikë kontrolli sigurie, ndërsa mbante me vete disa armë.

Sipas tij, autori u neutralizua nga agjentët e Shërbimi Sekret i SHBA, të cilët ai i përshkroi si “shumë të guximshëm”. Gjatë ndërhyrjes, një agjent mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë falë jelekut antiplumb.

“Një burrë i armatosur me disa armë u përpoq të kalonte kontrollin e sigurisë. Ai u neutralizua nga anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”, u shpreh Trump, duke shtuar se i dyshuari tashmë ndodhet në paraburgim.

Presidenti e përshkroi autorin si “një person shumë i sëmurë”, duke theksuar se ai kishte avancuar me shpejtësi nga rreth 50 metra distancë përpara se forcat e sigurisë të ndërhynin.

Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe në Kalifornia, ku autoritetet kanë arritur në banesën e të dyshuarit për të mbledhur prova shtesë.

Trump konfirmoi gjithashtu se ai vetë nuk ka pësuar lëndime, ndërsa njoftoi se eventi do të riplanifikohet në një datë tjetër. Ai shtoi se përvoja ishte traumatike për Zonjën e Parë, Melania Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇI POLITIK/ REL: Kosova prag zgjedhjeve të reja, partitë vazhdojnë mospajtimet për presidentin e ri të vendit
Previous article ISHTE I ARMATOSUR RËNDË/ Identifikohet autori i sulmit në eventin ku ndodhej presidenti Trump

s.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT