• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E VENDIMIT/ Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt, prokuroria: E apelojmë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E VENDIMIT/ Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt, prokuroria: E apelojmë

25 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë në Londër bllokoi për momentin ekstradimin nga Anglia të pesë të kërkuarve të drejtësisë shqiptare nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt në Prill 2023, në Shëngjin.

Ky është vendimi gjykatësit Justice Swift disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ku pranon kërkesën për mos tu ekstraduar në Shqipëri të Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Steven Hunt dhe Edmond Haxhisë, i cili sipas Prokurorisë së Lezhës ishte organizatori i vrasjes.

Sipas vendimit dhënë paraditen e kësaj të premteve, gjykatësi Justice Swift ka pranuar argumentin e mbrojtjes se ish-sekretarja e shtetit për Punët e Brendshme, Yvette Cooper, nënshkroi një urdhër ekstradimi me akuzat e vjetra për vrasje për gjakmarrje, e cila u ndryshua në vrasje në bashkëpunim me paramendim.

Në të tilla argumente që kishte, gjykatësi i shpalli urdhër-arrestet të kthyera në urdhra ekstradimi si të pavlefshme.

Një tjetër argument i pranuar nga gjykata lidhet me garancitë e dhëna prej prokurorëve të Lezhës se pestë të kërkuarit nuk do të akuzohen për gjakmarrje.

Kjo garanci thuhet në vendim nuk ka më forcë vepruese pasi të dy prokurorët që e kanë lëshuar nuk janë më pjesë e drejtësisë shqiptare pasi u larguan prej vetting-ut.

Top Channel pyeti prokurorinë britanike e cila në këtë rast përfaqëson interesat e shtetit shqiptarë se çfarë ndodh pas këtij veprimi.

Një zëdhënës tha se “në emër të Republikës së Shqipërisë, është dhënë njoftim për synimin për të kërkuar leje për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Supreme sipas nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003”.

I njëjti zëdhënës  konfirmoi se Haxhia, Mithan, Simpson dhe Hunt do të vijojnë të mbahen më paraburgim ndërsa Bridgeman e lirë me kusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NYJA QË ZBULON GJITHÇKA/ Detaji i vogël në trup që mund të ndryshojë fatin e trajtimit të kancerit!
Previous article U LARGUA NGA BANESA TRE DITË MË PARË/ 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë Aktualitet

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT