• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “FASADA”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “FASADA”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

25 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive është goditur nga Policia e Shtetit në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar Fasada.

Aksioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara, duke çuar në zbulimin e një apartamenti të kthyer në call center në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka kapur në flagrancë dy administratorët e ambientit, të cilët u arrestuan.

Sipas njoftimit zyrtar, ata kishin marrë me qira apartamentin dhe e përdornin për të zhvilluar aktivitet të paligjshëm, duke mashtruar shtetas të huaj për të investuar në platforma fiktive.

Ndërkohë, 12 persona të tjerë, që punonin si operatorë në këtë call center, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR, që dyshohet se përdoreshin për realizimin e mashtrimeve.

NJOFTIMI:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara së fundmi, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fasada”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit A. R. dhe L. M., si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili, në bashkëpunim me shtetasin L. M., e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, administratorë të ambientit.

Si dhe u proceduan penalisht 12 shtetas, operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të goditur çdo formë të kriminalitetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, si dhe për të mbrojtur qytetarët, brenda dhe jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA NGA BANESA TRE DITË MË PARË/ 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum
Previous article SULMON MINISTRIN IZRAELIT/ Kryeparlamentari i Iranit: Izraeli do të vdesë nga tërbimi i vet

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT