• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET PËR ZJARRIN TE “ARLIS”/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje të miturit: Ishte e paqëllimshme! Dyshohet se i vunë flakën plehrave me shkrepëse
Home
Breaking News

HETIMET PËR ZJARRIN TE “ARLIS”/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje të miturit: Ishte e paqëllimshme! Dyshohet se i vunë flakën plehrave me shkrepëse

24 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Disa fëmijë që duken në pamjet filmike në momentet e para të përhapjes së flakëve të zjarrit tek pallati pranë Farmacisë 10 janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës mbi rrethanat e ngjarjes. Prokurori Gëzim Veizi ka urdhëruar pyetjen e tyre në prezencë të psikologëve dhe prindërve ku mësohet se kanë deklaruar se veprimet e tyre kanë qenë të paqëllimshme.

Mbetjet që morën flakë ndodheshin pranë një karroce sipas tyre dhe nuk e kanë menduar që mund të sillnin një rrezik të tillë.Në pyetje janë marrë edhe disa persona të tjerë që kanë konstatuar të parët ngjarjen si persona që kanë dijeni ku kanë dhënë shpjegimet e tyre
Dyshohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe i kanë flakën plehrave të marketit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë fëmijët shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë, që mendohet të ketë qenë vatra e zjarrit që përhapi flakët në fasadën e objektit 12 katesh.

Katër të arrestuarit për zjarrin në pallatin 12-katësh u lanë me masën “detyrim paraqitje”, nga gjykata e Tiranës, konkretisht: inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administratori i pallatit Agron Cara.
Sipas pamjeve rreth orës 16:30 të së martës, së 14 prillit një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit.
Pranë fasadës ndodheshin kartonë të grumbulluar, e teksa nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, një nga të miturit qëndron për disa sekonda pranë tyre. Rreth gjashtë minuta pasi ai largohet, në zonë nis të dalë tym.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.
Organi hetues është duke kryer edhe veprime të tjera sa i takon zbatimit të projektit për ndërtimin e pallatit dhe materialeve të përdorura si dhe për masat e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK MBËSHTETI SHBA-të NË LUFTË/ Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO
Previous article SHERR MES DY PRONARËVE LOKALESH NË KORÇË/ Plagoset me thikë një person i tretë

s.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT