• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KRISMAT ZGJATËN 20 SEKONDA”/ Arjan Ndoja dëshmon në gjykatë për atentatin që iu bë kur ishte prokuror: Andi Maloku i dha gaz makinës kur u plagos
Home
Aktualitet
Kronikë

“KRISMAT ZGJATËN 20 SEKONDA”/ Arjan Ndoja dëshmon në gjykatë për atentatin që iu bë kur ishte prokuror: Andi Maloku i dha gaz makinës kur u plagos

23 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-prokurori dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka dhënë dëshminë e tij në gjykatë lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Gjatë dëshmisë, Ndoja rrëfeu momentet e sulmit me armë zjarri, duke theksuar se nuk kishte konstatuar asnjë lëvizje të dyshimtë para ngjarjes. Ai tha se më 1 nëntor 2019 kishte nisur ditën normalisht, duke shkuar në punë së bashku me Malokun dhe më pas ishte zhvendosur për drekë në një lokal në zonën e Durrësit, ku ndodhej edhe Aleksandër Laho.

Sipas tij, pasi qëndruan disa orë në lokal, u nisën me automjet drejt zonës së Urës së Dajlanit. Në timon ishte Andi Maloku, pasi Ndoja nuk ndihej mirë, ndërsa Laho ndodhej në sediljen e pasme.

“Kur kemi kaluar zonën pranë hyrjes së autostradës, kanë nisur krismat. Në fillim nuk e kuptova që ishin të shtëna me armë zjarri. Nuk ishin breshëri, por të ndara. Dukej sikur ishin dy armë të ndryshme”, deklaroi ai.

Ndoja theksoi se sulmi zgjati rreth 20 sekonda, kohë gjatë së cilës automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal pasi u përplas me barrierat. Ai rrëfeu se Maloku, edhe pse i plagosur, arriti të telefononte të atin duke i thënë: “Na kanë gjujt”.

Sipas dëshmisë, Andi Maloku u rrëzua sapo hapi derën e makinës, pasi ishte plagosur rëndë në shtyllën kurrizore. Vetë Ndoja deklaroi se kishte humbur ndjenjat dhe nuk kujton më asgjë pas atij momenti.

Ish-prokurori theksoi se nuk ka dijeni se kush janë autorët e atentatit dhe se nuk i njeh të pandehurit në proces, përfshirë Plaurent Dervishin, të cilin e njeh vetëm si emër nga një procedim i mëparshëm.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka marrë asnjë mesazh apo kërcënim dhe se askush nuk e ka kontaktuar për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. “Nëse do të kisha pasur dyshime, nuk do të dilja në rrugë në atë mënyrë”, u shpreh Ndoja.

Në dëshminë e tij, ai përmendi edhe një informacion të marrë pas ngjarjes, sipas të cilit dyshohej për përfshirjen e Plaurent Dervishit, por theksoi se nuk kishte prova konkrete dhe se kishte kërkuar që çdo dyshim të sqarohej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË MALIQ/ 55-vjeçari gjendet i pajetë brenda banesës nga familjarët, dyshohet se…
Previous article MOTIVET E NGJARJES/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT