• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MA SHKATËRROVE JETËN”/ DETAJE tronditëse nga ngjarja në Itali: Ja shënimi që la Astrit Koni pasi vrau gruan dhe partnerin e saj
Home
Breaking News

“MA SHKATËRROVE JETËN”/ DETAJE tronditëse nga ngjarja në Itali: Ja shënimi që la Astrit Koni pasi vrau gruan dhe partnerin e saj

20 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin shqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar Astrit Koni vrau me mjet bujqësor brutalisht ish-bashkëshorten e tij, Drita Meçollari dhe partnerin e saj të ri, Bardhok Gega, përpara se të kryente vetëvrasje.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga ngjarja tronditëse, ku raportohet se gjithçka ka shpërthyer nga një xhelozi e pakontrolluar. Koni nuk kishte pranuar ndarjen dhe faktin që ish-gruaja e tij kishte nisur një jetë të re, duke e kthyer konfliktin personal në një tragjedi me pasoja fatale.

Trupi i Konit u zbulua fillimisht nga policia rrëzë kullës së kështjellës ku ai punonte si kopshtar, vend nga i cili dyshohet se u hodh për t’i dhënë fund jetës.

Vetëm pak më vonë, u zbuluan edhe trupat e pajetë të dy viktimave të tjera, të hedhur në një hendek pranë një fushe me koshere bletësh. Ky ishte vendi ku Drita Meçollari punonte herë pas herë, sepse pas ndarjes jetonte në Milano me Gegën.

Zbulimi i dyfishtë erdhi nga vëllai i Dritës, i cili, i shqetësuar për mungesën e kontakteve me të për më shumë se 24 orë, u nis në kërkim dhe hasi në skenën tronditëse. Një element kyç është një shënim i lënë nga autori, ku ai shkruante: “Më shkatërrove jetën për 15 vitet e fundit, por tani mbaroi!”, një fjali që hedh dritë mbi gjendjen e tij emocionale dhe motivin e mundshëm.

Çifti kishte dy vajza, njëra jeton në Dubai dhe tjetra në Torino, nga ku mësuan edhe lajmin e kobshëm për humbjen e prindërve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TIRANË/ 40-vjeçari i dehur dhe i droguar përplaset me makinën e policisë (EMRI)
Previous article AFATI PO SKADON/ Kosova në prag të një krize kushtetuese. Kurti bën thirrje për kompromis

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT