• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRANI RIHAP HORMUZIN? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri
Home
Nderkombetare

IRANI RIHAP HORMUZIN? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri

16 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë “gati dhe të plotësisht të armatosura” për të rifilluar menjëherë operacionet luftarake nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje. Është paralajmërimi që vjen nga sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Pete Hegseth, mes raportimeve për përparim në bisedimet me Iranin.

Sipas tij, bllokada detare ndaj Iranit kishte qenë thjesht një shembull i sjelljes së mirë gjatë armëpushimit dhe forcat amerikane ishin gati për të sulmuar impiantet energjetike të Teheranit nëse do të urdhëroheshin. Teksa foli në krah të dy zyrtarëve më të lartë ushtarakë amerikanë, Hegseth tha se Irani duhej të vendoste me mençuri teksa përgatitet për negociata me SHBA. Bllokada, shtoi ai, do të zgjasë për sa kohë të jetë e nevojshme.

“Ekziston një alternativë. Siç kanë thënë negociatorët tanë, mund të zgjidhni një të ardhme të begatë, një “urë të artë”, dhe ne shpresojmë që ta bëni këtë për popullin e Iranit. Ndërkohë, dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ne do ta mbajmë këtë bllokadë të suksesshme. Por nëse Irani zgjedh keq, atëherë do të ketë bllokadë dhe bomba që bien mbi infrastrukturën, energjinë elektrike dhe sektorin energjetik. Iran, zgjidh me mençuri”, tha Peter Hegseth.

Sipas komandës qendrore amerikane, 14 anije janë kthyer mbrapsht, në 72 orë që prej implementimit të bllokadës.

Optimizmi u rrit të enjten se lufta mund të jetë pranë fundit, teksa një burim pretendon se negociatorët pakistanezë kanë shënuar përparim të rëndësishëm lidhur me çështjet më të ndjeshme, edhe pse fati i programit bërthamor mbetet i pazgjidhur.

SHBA dhe Pakistani kanë zhvilluar bisedime mbi mundësinë e një marrëveshjeje pas gati 7 javësh luftë, me presidentin Trump që thotë se ujdia do të hapë ngushticën e Hormuzit ku kalon 1/5 e naftës botërore.

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, figurë kyçe në negociata, mbërriti në Teheran të mërkurën në përpjekjen për të parandaluar rifillimin e luftimeve pasi bisedimet në Islamabad u mbyllën pa ujdi.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters që citon burime me dijeni mbi çështjen, Irani mund të lejojë anijet të kalojnë lirshëm në anën e Omanit të ngushticës së Hormuzit, sipas një propozimi të ofruar në bisedimet me SHBA. Ky propozim do të ofronte lehtësim të menjëhershëm për qindra anije që presin të kalojnë në itinerarin kyç

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHEN PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Pezullohen dy efektivë në Dibër
Previous article VRASJA E GJIN NDOJIT/ Letër-porosi Francës për sqarimin e të dhënave SKY ECC

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT