• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBYEN DHE DHUNUAN NJË 32-VJEÇAR PËR PARA/ Arrestohen 2 persona, një në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËMBYEN DHE DHUNUAN NJË 32-VJEÇAR PËR PARA/ Arrestohen 2 persona, një në kërkim

13 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion policor i koduar “Hijet” është finalizuar në Tiranë, duke çuar në zbardhjen e një rasti të rëndë rrëmbimi dhe dhune për qëllime përfitimi financiar.

Sipas njoftimit zyrtar, tre persona dyshohet se kanë marrë me forcë një 32-vjeçar më 31 mars 2026, duke e transportuar në një ambient privat në Xhafzotaj, ku e kanë mbajtur për disa orë nën kërcënim dhe dhunë fizike, me synim për t’i marrë një shumë parash.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë nga viktima.

Në kuadër të ndërhyrjes policore, u vunë në pranga dy prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër, J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 5 automjete, 5 telefona celularë, një shumë parash si dhe sende të tjera të kundërligjshme që pritet të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET LOKALE/ KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit
Previous article VIDEOLAJM NGA HUNGARIA/ Kërcimi i ministrit të ardhshëm “vjedh” vëmendjen pasi fituan zgjedhjet

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT AFËR RINASIT/ Dyshohet për një viktimë nga përplasja e dy makinave Aktualitet

AKSIDENT AFËR RINASIT/ Dyshohet për një viktimë nga përplasja e dy makinave

PËRPLASJET GJATË PROTESTËS/ 14 të arrestuar, policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT) Aktualitet

PËRPLASJET GJATË PROTESTËS/ 14 të arrestuar, policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore! Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT