• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PETER MAGYAR, KRYEMINISTËR I RI I HUNGARISË/  Profili i politikanit që i dha fund epokës Orban! Ngjitja në pushtet e avokatit 45-vjeçar
Home
Nderkombetare

PETER MAGYAR, KRYEMINISTËR I RI I HUNGARISË/ Profili i politikanit që i dha fund epokës Orban! Ngjitja në pushtet e avokatit 45-vjeçar

13 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Peter Magyar është konfirmuar si kryeministri i ri i Hungarisë, pas një fitoreje historike në zgjedhjet më të rëndësishme të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. 45-vjeçari arriti të mposhtë Viktor Orban, duke i dhënë fund një dominimi të gjatë politik që zgjati më shumë se një dekadë.

Magyar, avokat me profesion dhe ish-eurodeputet, u shfaq në skenën politike me një ritëm të shpejtë, duke kapitalizuar pakënaqësinë në rritje të një pjese të konsiderueshme të shoqërisë hungareze.

Nga brenda sistemit drejt pushtetit

Karriera e tij politike lidhet fillimisht me partinë në pushtet Fidesz, çka i dha mundësinë të njohë nga afër funksionimin e mekanizmave shtetërorë. Përpara se të ndiqte një rrugë të pavarur, ai ishte pjesë e strukturave të lidhura me qeverinë.

Në vitin 2020, ai themeloi partinë Tisza, ndërsa në vitin 2024 u zgjodh eurodeputet, duke u bashkuar me grupin e Partive Popullore Evropiane. Edhe pse formacioni i tij konsiderohet më pro-evropian krahasuar me Fidesz, Magyar ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj Bashkimit Evropian, duke shmangur pozicione që mund të rezultonin të papëlqyera në opinionin e brendshëm.

Skandali që e nxori në pah

Ngjitja e tij politike lidhet ngushtë me zhvillimet e vitit 2023, kur ai denoncoi publikisht qeverinë për çështje korrupsioni. Një element kyç ishte publikimi i një regjistrimi të fshehtë të një bisede me ish-bashkëshorten e tij, Judit Varga, asokohe ministre e Drejtësisë, ku përmendej ndërhyrje e supozuar politike në një çështje korrupsioni.

Rasti shkaktoi reagime të forta politike dhe mediatike. Nga ana tjetër, Varga e akuzoi Magyar për dhunë në familje dhe shantazh, duke pretenduar se nuk ishte në dijeni të regjistrimit. Pavarësisht përplasjes së ashpër, kjo nuk ndikoi ndjeshëm në mbështetjen publike ndaj tij.

Balancë mes BE-së dhe politikës së brendshme

Në planin politik, Magyar ka shmangur një rreshtim të plotë me linjat e Brukselit, duke tentuar të ruajë një ekuilibër mes orientimit evropian dhe skepticizmit që ekziston në një pjesë të elektoratit hungarez.

Çështje të ndjeshme si anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE apo ndihma financiare për Kievin mbeten tema delikate në politikën e brendshme, duke kufizuar hapësirën për qëndrime të forta pro-evropiane.

Nga ana e tij, Orban e ka cilësuar shpesh Magyar si “marionetë të Brukselit”, një akuzë që lideri i ri e ka hedhur poshtë, duke u përpjekur të projektojë imazhin e një politikani që kombinon kursin evropian me mbrojtjen e interesave kombëtare.

Një kapitull i ri për Hungarinë

Zgjedhja e Peter Magyar shënon një ndryshim të thellë politik në Hungari, duke hapur një kapitull të ri pas një periudhe të gjatë dominimi nga Orban. Pritet që drejtimi i ri të ndikojë jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në raportet e vendit me Bashkimin Evropian dhe arenën ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET SËRISH ÇMIMI I NAFTËS/ Kalon 100 dollarë për fuçi pas bllokadës në Ngushticën e Hormuzit
Previous article PAS 16-VITESH NË PUSHTET/ Orban humbje të thellë, triumfon ish-rivali i tij! Peter Magyar: Së bashku përmbysëm regjimin

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT