• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 16-VITESH NË PUSHTET/ Orban humbje të thellë, triumfon ish-rivali i tij! Peter Magyar: Së bashku përmbysëm regjimin
Home
Botë

PAS 16-VITESH NË PUSHTET/ Orban humbje të thellë, triumfon ish-rivali i tij! Peter Magyar: Së bashku përmbysëm regjimin

13 April, 2026 s.autor Botë, Breaking News

Pas 16 vitesh në pushtet, epoka e Viktor Orban ka marrë fund, duke shënuar një kthesë historike në politikën hungareze. Sistemi i tij i qeverisjes, i kritikuar shpesh si një “autokraci elektorale”, është rrëzuar nga një sfidant i papritur – ish-bashkëpunëtori i tij, 45-vjeçari Peter Magyar, raporton BBC.

Duke iu drejtuar një turme mbështetësish të entuziazmuar në një shesh pranë Danubit, përballë Parlamentit në Budapest, Magyar deklaroi fitoren: “E bëmë. Së bashku përmbysëm regjimin hungarez.”

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, bazuar në mbi 98% të votave të numëruara, tregojnë një fitore dërrmuese për partinë e tij Tisza, e cila pritet të sigurojë rreth 138 mandate në parlament. Ndërkohë, partia në pushtet Fidesz e Orbanit bie në 55 mandate, ndërsa forca e ekstremit të djathtë Lëvizja e Atdheut Tonë pritet të marrë 6 vende.

Fushata e Magyarit, e zhvilluar për më shumë se dy vite në qytete, fshatra dhe sheshe publike, mobilizoi një pjesë të madhe të elektoratit të pakënaqur nga korrupsioni dhe klientelizmi i përhapur gjatë qeverisjes së Orbánit. Sipas tij, pjesëmarrja rekord prej 79.5% e votuesve përbën një moment historik për demokracinë në vend.

“Askurrë më parë në historinë demokratike të Hungarisë nuk kanë votuar kaq shumë qytetarë dhe asnjë parti nuk ka marrë një mandat kaq të fortë,” deklaroi ai pas publikimit të rezultateve.

Rënia e Orbanit ishte e shpejtë. Ndërsa vetëm 30% e votave ishin numëruar, Magyar bëri të ditur se kishte marrë një telefonatë nga vetë kryeministri në largim, i cili e kishte uruar për fitoren. Pak më vonë, Orban doli para mbështetësve të tij duke pranuar humbjen.

“Rezultati është i qartë dhe i dhimbshëm,” tha ai, duke falënderuar rreth 2.5 milionë votues që i qëndruan besnikë. “Ditët në vijim do të jenë për të shëruar plagët tona.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PETER MAGYAR, KRYEMINISTËR I RI I HUNGARISË/ Profili i politikanit që i dha fund epokës Orban! Ngjitja në pushtet e avokatit 45-vjeçar
Previous article DOSSIER/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85: Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres Aktualitet

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT