• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LIBANI NUK ËSHTË PJESË E ARMËPUSHIMIT ME IRANIN”/ Shtëpia e Bardhë: NATO i ktheu shpinën SHBA-ve
Home
Nderkombetare

“LIBANI NUK ËSHTË PJESË E ARMËPUSHIMIT ME IRANIN”/ Shtëpia e Bardhë: NATO i ktheu shpinën SHBA-ve

8 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes së fundit të armëpushimit me Iranin, ndërsa nga ana tjetër ka transmetuar mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj NATO-s.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi se Libani nuk është përfshirë në marrëveshjen e arritur një ditë më parë, duke shtuar se ky qëndrim u është komunikuar të gjitha palëve.

“Libani nuk është pjesë e armëpushimit”, deklaroi ajo, duke iu referuar edhe qëndrimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka nënvizuar se Izraeli ka ende objektiva për të përmbushur.

E pyetur nëse administrata amerikane do të dëshironte përfshirjen e Libanit në armëpushim, Leavitt u shpreh se çështja mbetet e hapur për diskutim, por aktualisht nuk është pjesë e marrëveshjes.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, Leavitt ndau edhe një mesazh të Trump mbi raportet me NATO-n, ku presidenti amerikan kritikoi aleancën për qëndrimin e saj të fundit.

“Është mjaft e trishtueshme që NATO i ktheu shpinën popullit amerikan gjatë gjashtë javëve të fundit. Është populli amerikan që ka financuar mbrojtjen e saj”, citoi ajo deklaratën e Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump pritet të zhvillojë një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington, ku pritet një diskutim i drejtpërdrejtë mbi marrëdhëniet brenda aleancës dhe sfidat aktuale të sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLORIAN SARAÇI HUMBI JETË NË PALESTRËN E SHKOLLËS/ Imazhi i 17-vjeçarit “përjetësohet” te gjimnazi ku dha frymën e fundit
Previous article OPERACION ANTI-DROGË NË ATHINË/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT