• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BORDI I TRANSPARENCËS UL ÇMIMIN E NAFTËS/ Benzina mbetet e pandryshuar
Home
Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS UL ÇMIMIN E NAFTËS/ Benzina mbetet e pandryshuar

8 April, 2026 s.autor Ekonomi

Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të 24 orëve të fundit si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme të cilat sollën një armëpushim 2 javor, kanë nxitur një rënie të çmimeve të karburanteve jo vetëm në bursa por edhe në vendin tonë.

Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 4 lekë, duke bërë që ky produkt të tregtohet për 220 lekë litri. Nga ky vendim mbetet i pandryshuar çmimi i benzinës e cila do të vijojë të tregtohet për 181 lekë litri.

“Një situatë e tillë sidomos për çmimin e naftës duhet të ketë një reflektim jo të vonuar edhe për tregjet tona sikundër siç kemi parë edhe rritja u përkthye shpejt për shkak se Shqipëria është një vend importues neto”, u shpreh eksperti i ekonomisë Adrian Civici.

Çmimet e naftës në tregjet botërore ranë ndjeshëm. Nafta e papërpunuar brent e cila përdoret si pikë reference edhe për bursën e Mesdheut, ra nga 110 dollarë për fuçi në 92 dollarë për fuçi ose thënë ndryshe me rreth 16%. Ndërsa në doganë treguesi Platts ishte sot 1570 USD nga 1617 që ishte të premten e javës së kaluar kur u mbyll bursa.

“Rikuperimi i të gjithë tregjeve nga një konflikt kërkon kohë të cilat kanë ndikuar kështu në një sër sektorësh zinxhir duke u përkthyer në rritje kostosh si në energji transport, por dhe produkte të tjera konsumi”, u shpreh eksperti.

Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës për karburantet do të hyjnë në fuqi që nga ora 15 e 30 e ditës së sotme, të cilat pritet të reflektohen nga të gjitha pikat e shitjes me pakicë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA KUSHTETUESE MERR VENDIMIN PËR ILIR METËN/ Ish-presidenti mbetet në burg
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË ITALI/ Ndërron jetë 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT