• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA E TIRANËS BËN BILANCIN E 24 ORËVE/  6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA E TIRANËS BËN BILANCIN E 24 ORËVE/ 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

7 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, të cilat kanë çuar në arrestime, shpallje në kërkim dhe referime materialesh në Prokurori për raste të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj M. O., e dyshuar se ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë shpallur në kërkim shtetasin H. M., i dyshuar se ka fyer shtetasen N. H. përmes komunikimeve në një platformë digjitale, dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 janë referuar materialet për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. M., për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, si dhe ndaj shtetasit M. F., i dyshuar se ka kanosur shtetasen Xh. M. për motive të dobëta. Komisariati Nr. 2 ka arrestuar shtetasin E. P. (D.), 44 vjeç, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kanosur vëllanë e saj. Po ashtu, janë referuar materialet për shtetasin G. C., i dyshuar për dhunë psikologjike ndaj ish-të dashurës, si dhe për shtetasin L. K., i dyshuar se ka kanosur shtetasen A. T. për motive të dobëta.

Nga Komisariati Nr. 3 është nisur procedimi penal për shtetasin E. H., 22 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, pasi i ka vënë flakën banesës së tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ai është transportuar në spital për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, është proceduar shtetasi A. R., i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u identifikuar. Komisariati Nr. 4 ka arrestuar shtetasin V. P., 38 vjeç, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe e ka kanosur për të mos kallëzuar, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. Sh., i dyshuar për vjedhjen e çantës së shtetasit Gj. P., ku kishte një shumë parash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLUMBI I ARTË"/ Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO
Previous article E RËNDË NË VLORË/ Vogëlushja kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT