• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DY “BOTË” NË NJË MBRËMJE/ ‘Cavalleria Rusticana’ dhe ‘Gianni Schicchi’ bashkojnë dramën dhe komedinë në Teatrin e Operas dhe Baletit
Home
Kulturë

DY “BOTË” NË NJË MBRËMJE/ ‘Cavalleria Rusticana’ dhe ‘Gianni Schicchi’ bashkojnë dramën dhe komedinë në Teatrin e Operas dhe Baletit

4 April, 2026 s.autor Kulturë

Dy shfaqje në një mbrëmjeje, dy kryevepra që qëndrojnë në skaje të kundërta të emocioneve njerëzore, por që bashkohen në një përjetim të vetëm artistik.

“Cavalleria Rusticana” e Pietro Mascagni-t dhe “Gianni Schicchi” e Giacomo Puçini-t u interpretuan mbrëmjen e së premtes në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Për publikun, shfaqja e parë ishte “Cavalleria Rusticana”, nën regjinë e Renato Bonajuto. Historia e Santuzzës dhe Turiddu-t vjen si një shpërthim emocionesh të forta, ku dashuria, tradhtia dhe xhelozia marrin formën më të dhimbshme.

“Jam shumë e lumtur sepse është një Santuzza krejt ndryshe. Nuk është hera e parë që e interpretoj, por ky produksion është i jashtëzakonshëm. Herën e parë kam luajtur në Siçili, në Mesina, në vendin e ku luhet dhe ku është bërë Cavalleria Rusticana. Them se ky produksion është i jashtëzakonshëm.”, tha sopranoja Eva Golemi.

Drama e periudhës së Verizmit, që lulëzoi në Italinë e fund shekullit XX, paraqet realitetin pa zbukurime, ku pasionet e forta të njerëzve të thjeshtë çojnë drejt pasojave tragjike. Ajo riktheu në skenë baritonin Armando Likaj në rolin e Alfios.

“Të them të drejtën është ajo vepër e një stili muzikor që unë e pëlqej shumë dhe e kam për zemër, siç është dhe stili verist, ku në këtë vepër tregohet shumë fort mentaliteti dhe traditat e një vendi siç është Siçilia. Publikun e ftoj madje të shohë disa dhe disa gjëra të përbashkëta me traditën shqiptare. Në këtë vepër do kemi emocione të papërmbajtura, thellësisht të forta, të pasionit, të dashurisë, të xhelozisë, të fatit të keq tragjik.”, tha Likaj.

Më pas, “Gianni Schicchi” nën regjinë e Ada Gurrës solli një kthesë të menjëhershme drejt humorit dhe ironisë. Opera komike zbërthen me finesë absurditetin e lakmisë njerëzore.

“Është një kënaqësi për mua pasi jam në premierë në të dyja në të dyja shfaqjet. Te ‘Cavalleria Rusticana’ luaj rolin e Lolës, kurse te Gianni Schicchi”, Lauretën. Është një rol të cilin e kam luajtur shumë herë jashtë, sidomos në operën e Sofjes dhe jam e lumtur se vjen në një produksion tërësisht të ri këtu.”, tha sopranoja Ramona Tullumani.

Këto dy vepra repertorit operistik, që bëjnë bashkë dy botë të ndryshme, duke takuar në një mbrëmje të vetme tragjedinë dhe komedinë do të vijojnë të shfaqen deri në 7 prill nga një kastë e njohur artistësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË KORÇË/ Dy emigrantët gjenden të pajetë në zonën malore, dyshohet se…
Previous article DUHET TË TREGONI KUJDES! Studimi: Konsumi i tepërt i sheqerit po dëmton organet jetike…

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT