• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJATET HETIMI I VRASJES SË GJYQTARIT ASTRIT KALAJA/ Prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
Home
Aktualitet
Kronikë

ZGJATET HETIMI I VRASJES SË GJYQTARIT ASTRIT KALAJA/ Prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

4 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria po heton Elvis dhe Gjon Shkambin, përkatësisht nip e xhaxha me njëri-tjetrin, për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” ndaj dy qytetarëve që ishin palë në procesin ku gjyqtari u qëllua për vdekje menjëherë pasi shpalli verdiktin.

Prokurori ka kërkuar akt-ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer telefonat e dy të dyshuarve, që të dy ndodhen në burg, njëri prej të cilëve këmbëngul se nuk dinte asgjë për planet e vrasësit.

Gjyqi civil mbi pronësinë u mbyll me vrasjen e gjyqtarit Kalaja, ndërkohë që, ndryshe nga nipi i tij Elvis Shkambi, i cili nuk është ankuar për masën e arrestit në burg, xhaxhai i tij ka kërkuar lirinë në të gjitha gjykatat.Ndërkohë, veç hetimit penal, familja e Astrit Kalasë po bëhet gati t’i drejtohet gjykatës, pasi ende gjyqtari i vrarë nuk është shpallur dëshmor.

Fillimisht, familja e gjyqtarit, që u vra në sallën ku shpalli vendimin e fundit, e kërkoi shpalljen dëshmor nga ish-ministri i Drejtësisë, dhe tashmë pritet që autoritetet të përballen në gjykatën administrative me kërkesën për të detyruar shtetin t’i njohë statusin dëshmor i atdheut Astrit Kalasë, ekzekutuar me armë zjarri në datën 6 tetor 2025.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Vodhën një kasafortë me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona
Previous article VLLAZNIA NË PRAG/ Flet tekniku i Partizanit: Synimet e qarta, na duhen 3 pikët

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT